100 vjet nga gjenocidi turk ndaj armenëve, bota e kujton

Erevan, kryeqyteti i Armenisë ka ndaluar për të përkujtuar 100-vjetorin e gjenocidit armen.  Në ceremoni në “Memorial Dzidzernagapert”, kanë qenë të pranishëm lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe presidenti francez, Fransua Holande.

Ekspertët përllogarisin se në masakrat dhe në depërtimet të nisura në 24 prill, kanë vdekur deri në 1.5 milionë persona, por Turqia e ka refuzuar gjithnjë përdorimin e fjalës gjenocid, duke theksuar se shumë nga ata ishin viktima të Luftës së Parë Botërore dhe se shumë turq humbën jetën gjithashtu.

24 prilli që shënon 100-vjetorin e masakrave ndaj armenëve, u cilësua nga presidenti i vendit Serzh Sargsyan, si një nga datat më të rëndësishme të historisë. I pyetur se cili është mesazhi i tij për atë që duket se ka mbetur plagë e historisë, Sargsyan u shpreh: “Krimet kundër njerëzimit nuk mund të harrohen me kalimin e kohës. Mesazhi im i parë është ai i përkujtimit; i dyti është ai i mirënjohjes; i treti, që vjen si rrjedhojë i dy të parëve, është kujtimi dhe mirënjohja që të çon drejt parandalimit të përsëritjes së krimeve të tilla çnjerëzore. E ndërsa unë do ta theksoja si më të rëndësishme atë që kombi ynë nuk u shua. Ata që u munduan të na fshinin nga faqja e dheut, nuk patën sukses”.