102-vjetori i Pavarësisë: Kerry uron shqiptarët, ja mesazhi i tij.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka dërguar një mesazh për Shqipërinë dhe shqiptarët për 102-vjetorin e Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Kerry vlerëson rolin e vendit tonë si një aleate e NATO-s dhe forcë stabiliteti në Ballkan, ndërsa shpreh falënderimin për mbështetjen në misionet në Afganistan dhe luftën kundër ISIL-it”.

 

Mesazhi i plotë i Sekretarit John Kerry

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj popullin e Shqipërisë për 102-vjetorin e pavarësisë më 28 nëntor.

Shqipëria është një aleate e fortë dhe e besueshme e NATO-s dhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar, thotë më tej zoti Kerry në mesazhin e tij,  për mbështetjen për misionet në Afganistan, si dhe për kontributin e menjëhershëm dhe të çmuar për koalicionin global kundër grupit ISIL.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur këkesat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik, thotë Sekretari i Shtetit, duke theksur se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Shqipërisë si partneri dhe aleati juaj i palëkundur.

Leave a Reply