11 persona kërcënojnë të hidhen nga pallati në Tiranë

Mosmarrëveshjet me ndërtuesin për ti dhënë apartamente në pallat, ka detyruar 11 persona që të kërcënojnë se do të hidhen nga pallati.

Këto mosmarrëveshje të cilat nuk janë zgjidhur në mënyrë ligjore, ka bërë që këta banorë të marrin këtë akt, duke tërhequr vëmëndjen e uniformave blu.

Janë 11 persona të cilët kërcënojnë të hidhen nga tarraca e një pallati 9-katësh në zonën e “Misto Mames” në Tiranë.

Raportohet se shkak për veprimet e këtyre banorëve janë bërë mosmarrëveshjet me ndërtuesin e pallatit që po ndërtohet në tokën ku ata kanë patur shtëpitë e tyre.

Sipas banorëve, ndërtuesi i pallatit nuk i është përmbajtur marrëveshjes së bërë më herët, për tu dhënë apartamente në pallat, në këmbim të tokës.

Sa i takon kësaj situate, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur drejtues dhe efektivë të Komisariatit numër 6. Ata tashmë po negociojnë me banorët, për t’i bindur të zbresin nga tarraca e pallatit.

Leave a Reply