“120 euro nën dorë për të shkuar në Gjermani”

Njëzet euro pagesën nën dorë në kufirin serb dhe 100 euro në kufirin me Hungarinë dhe del në vendet e BE-së. Kjo është shuma që të kërkojnë shoferët e autobusëve që bëjnë linjën Prizren-Frankfurt me shqiptarë që shkojnë drejt vendeve të BE-së për të kërkuar më pas azil, pas respektuar një prej pikave të rregullores të lëvizjes në vendet e hapësirës Shengen.

Agjencia në Prizren

“Fiks Fare” nisi dje një investigim për të treguar rrugën që ndjekin shqiptarët për të shkuar në vendet e Europës. Agjencitë e udhëtimit janë ato që të garantojnë dhe organizojnë këtë udhëtim drejt vendeve të BE-së, pa qenë e nevojshme të kesh me vete një sasi të caktuar eurosh ose pa pasur prenotimin e hotelit. Mjafton të paguash biletën vajtje-ardhje dhe të kesh me vete eurot që të duhen për të paguar nën dorë në kufi. Një agjenci udhëtimi në Prizren, “Mimoza 93”, merr përsipër të gjithë këtë udhëtim. Gazetarët e “Fiks Fare” u prezantuan si shqiptarë që duan të shkojnë në një nga qytetet e Gjermanisë për të kërkuar azil. Edhe pse punonjësi i agjencisë njihet me qëllimin e udhëtimit drejt Gjermanisë, i tregon sesi funksionon skema e kalimit në këtë shtet. Ai i tregon se nuk ishte e nevojshme që të ketë euro për të deklaruar në kufi apo prenotim hoteli, siç e parashikon rregullorja, por duhet të ketë 20 euro për në kufirin serb dhe 50-100 euro për njeri në Hungari. Këto janë pagesat që duhet të kryejnë, përveç biletës që kushton vajtje-ardhje 180 euro. Punonjësi i agjencisë u shpjegon qytetarëve se bileta duhet prerë vajtje-ardhje, pasi policët në doganën maqedonase nuk të lejojnë të kalosh pa biletën e kthimit. Çdo gjë e mirëllogaritur aq sa skema ishte e tillë: Në momentin që duhet të deklaronin paratë që kishin pasagjerët me vete në kufi, një shumë të konsiderueshme në bazë të ditëve të qëndrimit në shtetin mik, në rast të mosdisponimit të kësaj shume, ajo bëhej e mundur nga shoferi i autobusit të agjencisë. Gjithashtu, shoferi i autobusit merr përsipër të flasë edhe me policët në kufi, ku kundrejt pagesës që vetë ata e vendosin, duke i futur në pasaportë kalon.

Nisja për në Frankfurt

Biletat, gazetarët e “Fiksit” shkojnë t’i marrin pranë agjencisë “Mimoza ‘93”. Në bashkëbisedimin e tyre kuptohet qartë se me çdo detaj është marrë agjencia madje edhe për garancinë, një nga kushtet për t’u plotësuar nëse udhëton në BE. Gjithashtu, përfaqësuesi i agjencisë u shpjegon djemve edhe mënyrën sesi do të kalojnë kufirin maqedonas. Ata duhet të fusin biletën brenda pasaportës dhe t’ia japin policit kontrollor. Në kufi të Kosovës me Maqedoninë, pamjet tregojnë qartë sesi shoferi u tregon gazetarëve të “Fiksit” se policët maqedonas kërkojnë nga 5 euro për person. Dogana tjetër e radhës është ajo e Serbisë. Këtu procedohet ndryshe, shoferi i kërkon njërit prej djemve të mbledhë eurot në autobus nga 5 euro për person edhe këto “kafe për policët”. Pamjet tregojnë qartë mbledhjen e eurove si edhe shoferin që i numëron për siguri, pasi ato llogariten në bazë të pasaportave. Pasi kalojnë edhe këtë doganë, radhën e ka ajo e Hungarisë. Por këtu ndryshon puna. Shoferi tashmë kur të gjithë pasagjerët bëhen gati për të vulosur pasaportat i njofton se duhet të paguajnë nga 100 euro, pasi kjo është shuma që paguhet në Hungari. Pas kryerjes së pagesës dhe vulosjes së pasaportave çdo gjë shkon rrjedhshëm autobusi niset drejt Frankfurtit ku edhe mbërrin në rregull pa asnjë problem.

 

Investigimi

Regjistrimet e “Fiks Fare” nga Kosova deri në Frankfurt

Biseda e parë në agjencinë “Mimoza ’93”

Fiksi – Kjo është agjenci Mimoza?

Punonjësi i agjencisë – Po

Fiksi – Tani ne duam me ik në Gjermani

Punonjësi i agjencisë – Nga Maqedonia

Fiksi – Kanë kthyer njeri andej? Se nga Shqipëria, troç tani e ka bërë …

Fiksi – Tani ty s’të kanë kthyer njeri deri tani?

Punonjësi i agjencisë – Deri tash jo

Fiksi – Ne për azil do të ikim

Punonjësi i agjencisë – Tash ju e caktoni vetë qytetin, nuk du me jua caktu unë qytetin

Fiksi – Kush qytet është t’u mbajt apo s’e ke idenë?

Punonjësi i agjencisë- pfff… Ma shumë që shkojnë Frankfurt, Dyseldorf, Këln, Hamburg

Fiksi – Sa shkon për në Frankfurt?

Punonjësi i agjencisë – Po biletën duhet me pre vajtje-ardhje se në Maqedoni nuk të lejnë me hy pa biletë vajtje-ardhje. 180 euro

****

Fiksi – për Gjermani desha me shku unë

Qytetari –Dëgjo tani, jo se është ky burri këtu, se unë kam çu familjen time. Garancioni më i madh i kësaj kompanie, e keni me miliona për qind. O në Serbi, o në Hungari ta keni të këputme një herë nga 20 euro për person është minimalja që e marrin përveç garancisë që ua hedhin këto

Punonjësi i agjencisë- Shikjo ça po të thom se nuk ia shpjegoj ma kërkujna.

Fiksi – pse?

Punonjësi i agjencisë – I di arsyet e mia pse

Qytetari – Ia thashë unë

Punonjësi i agjencisë – Nuk kam më ça të shpjegu ma shumë se unë nuk të çoj as me këmbë, e as.. se s’kam ndërmend me hi në burg

Punonjësi i agjencisë – Në Serbi s’ke problem. Mund t’ju kërkojnë 10 euro a 20 euro. S’ka ndodh, rrallë ka ndodh, rrallë e hiç. Në Hungari po të kërkoi lekë, i jep 50 deri në 100 euro mundet me t’i kërku.

Fiksi – Do t’i morin?

Punonjësi i agjencisë – Po

Fiksi – Po tashi. Po na i thuj që t’i dimë që të llogarisim edhe lekët që do kemi në xhep. Na i thuaj të gjitha si janë që të mos shkojmë aty e të ngelena se s’kena lek më i dhonë policit

Qytetari 20 – 50 euro për person?

Punonjësi i agjencisë- Po

Fiksi – Sa lekë duhet të kesh për person vëlla?

Punonjësi i agjencisë- O vëlla, për me deklaru nuk o problem. Ajo asht problemi ma i vogël, në botë që ekziston se po s’pate lekë me deklaru, të jep shoferi për me dhonë. Ti mbaj veç sa me dhon në Hungari, n.q.s të kërkojnë.

Fiksi – Ok, për lekë d.m.th për ashtu të jep shoferi?

Punonjësi i agjencisë – Shoferi bisedon me policin

Fiksi – Po

Punonjësi i agjencisë – N.q.s kërkon lekë, polici i thotë shoferit dhe shoferi të thotë ty që kaq lekë po kërkon, futi në pasaportë dhe ditën e mirë

Fiksi – Kaq?

Punonjësi i agjencisë – Po

 

Kufiri me Maqedoninë

Shoferi i autobusit – Bëni gati pasaportat me fotografitë.

Fiksi – Të gjithë nga Shqipëria jemi ne?

Shoferi i autobusit – Po

Fiksi – Të gjithë shqiptarë i kishte dhe ai autobusi

Shoferi – Jo, ai është për në Zvicër

Fiksi – Të gjithë shqiptarë i kishte dhe ai?

Shoferi – Shqiptarë, për në Zvicër, Hamburg

Fiksi – Është hapur azili në Zvicër?

Shoferi – Po, po. Nja 3 autobusë janë nis sot

Fiksi – Janë dhe tre të tjerë përveç këtyre të dyve?

Shoferi – Po, po janë mbrapa

Fiksi – Që janë mbrapa? Pesë autobusë vetëm sot?

Shoferi – Tre

Fiksi – Tre autobusë sot!

 

Kosovë-Maqedoni

Shoferi 1- Ti për me hy në doganë të Maqedonisë duhet me hy prej Qafë-Thanës

Pasagjeri – Kemi hy edhe nga Qafë-Thana

Fiksi- Duhet të hyje sot, dje

Fiksi- Pse nuk lejohet të hysh nga Kosova ëëë?

Shoferi 1- Shko provoje a mund të çoj në Shqipëri a kund

Fiksi – Po pse ka ligj?

Shoferi 1 – Po pra, ka ligj

Fiksi- Që nuk ke të drejtë të hysh Kosovë-Maqedoni?

Shoferi 1 – Po s’ke se nuk ke vulë, po tranziton nga Kosova

Pasagjeri – Po pse ato lekët që kanë marrë janë vetëm për atë që …?

Shoferi 2 – Ato i kanë marrë vetëm për kufi …

Këta tanët nuk po kërkojnë se me kërku më mirë, kërkon lekë merrja vetë ( pasagjerit) dhe ec , ama s’po kërkon . Kurse këtu  (policët maqedonas) ai thotë menjëherë mbledhi ( eurot)

Fiksi – E nga sa euro kanë marrë?

Shoferi 2 – Po nga 5 euro për shok

Fiksi – Nga 5 euro?

Shoferi 2 – Aq janë, aq janë sa thua ti

Fiksi – Të thotë ty me i mbledh lekët, nuk vjen me i mbledh vetë?

Shoferi 2 – Jooooo, po s’e ha ai me tërë ato kamera me hi me pa iiiiii… ai dhe veten e run, edhe mua më run, dhe ti kalon më shpejt. Sot ishte full nga 57-60 ishin vetëm Shqipëri

Fiksi- Sot?

Shoferi 2 – Po vetëm dy janë për Maqedoni

Shoferi i autobusit 1- krejt deshte me ju çu brenda me ju kontrollu juve

Fiksi – Ky ëëë??

Shoferi 1 -Po more shefi. ( vjen shoferi i dytë) ky shoferi e ka një djalë axhe e shkoi i foli fill. Shyqyr që e gjetëm një rrugë tash e po lirohemi. U bë mik tash serbi

shoferi i autobusit 1- Po mbledhim lekët

Fiksi – Tani?

Shoferi i autobusit 1 – po , ama durët poshtë nga 5 nga 5 euro meqë jemi numër i madh, veç dorën poshtë ëëë, sa të mundesh poshtë. Po vjen, për vete i keni për ju.

Fiksi – Po, po

Bashkëpunëtori i Fiksit – Sa veta jeni ju?

Pasagjeri 1 – Jam 2, unë ta kam dhënë atje

Bashkëpunëtori- Me kë je?

Pasagjeri 2- Jam vetëm, ku jemi?

Bashkëpunëtori – Te dogana, te dogana

Bashkëpunëtori – Ja ku i ke, numëroi njëherë vetë tani për siguri. Më rregull?

Në doganë të Serbisë

Fiksi – A t’i mori lekët? t’i mori ëëë?

Shoferi 1 – Mos mor burrë bëjnë gjoja sikur vërejnë aty tani

 

Kufiri me Hungarinë

Menaxheri i autobusit – Hungarezi i ka çmimet tjetër ndryshe

Fiksi – Pse si i ka hungarezi?

Menaxheri i autobusit – 100 euro, 100 euro

Fiksi – 100 euro për person?

Menaxheri i autobusit – po 100 euro për person vetëm për të rritur, për fëmijë jo.

Pasagjer – Qysh na nis ai në Prizren dhe na nis ne me dhanë 100 euro këtu. Pse nuk thotë 400 euro ose 500 euro me kalu dhe i ke doganat e preme?

Menaxheri i autobusit – Shumë mirë unë po të tregoj, shumë mirë unë po të sqaroj. 100 herë i kam thënë 100 herë, jo një herë. kallzojau pasagjerëve që kanë më së pakti 180 euro gjendje për kufi, e ca kanë për me hangër e me pi ato i kanë më vete, 180 euro për kufi t’i kenë, të jenë të përgatitur.

Fiksi – Mbaj unë garanci për kalimin tuaj atje tha (agjencia)

Menaxheri i autobusit – Unë s’mujt me mbajt garanci që kaloj këtu rregullisht, s’mujt me të thënë, se vllaun unë e kam para tre autobusëve, se ka me shku për Zvicër. Para tre muj ditëve ma kanë kthy, ka kenë me mu s’kam pas ça me i bë.

Fiksi – Po për punën e dokumentacionit a të kërkojnë?

Menaxheri i autobusit – 99% të kërkojnë, 1% s’të kërkojnë. Ishallah ju e keni atë 1% fat. Ecni se shoferin e keni aty.