17-vjeçarja fejohet me shokun që e plagosi me armë në shkollë

17-vjeçarja E.Toto, e cila u qëllua me armë nga shoku i klasës, Aldo Arshiaj, ka vendosur ta falë atë.

Por, jo vetëm kaq.

Sipas “GSH”, dy të rinjtë janë fejuar bashkë.

Një muaj e gjysëm më parë Arshiaj e qëlloi me armë në shkollën e Gjormit në Vlorë 17-vjeçaren, pasi ajo e refuzonte atë.

Por, duket se tashmë vajza ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që të fejohet me të.

Kjo është konfirmuar nga ana e familjarëve të tyre.

Arshiaj aktualisht ndodhet në burg për plagosjen e të fejuarës së tij.

Leave a Reply