5 të vdekur nga stuhitë e dëborës në SHBA

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri me dije se rreth 50% e SHBA-ve është mbuluar nga dëbora. Buffalo në New York është një ndër zonat në gjendje më kritike, pasi bëhet me dije se trashësia e dëborës ka arritur deri në 6 metra a më shumë lartësi. Nëpër spitale është përgjysmuar stafi i mjekëve si pasojë e pamundësisë së punonjësve për të udhëtuar. Ndërkohë si pasojë e stuhisë së dëborës kanë vdekur rreth 5 persona. Njëri prej tyre ka vdekur si pasojë e një aksidenti me makinë. Tre të tjerë kanë ndërruar jetë pasi duke hequr dëborën nëpër oborret e shtëpisë, kanë pësuar atak nga i ftohti. Ndërsa një person tjetër 56-vjeçar është gjetur në automjetin e tij 12-15 metra i bllokuar nën dëborë.

Ndërkohë kryebashkiaku i Buffalo-s, Byron Brown tha se , “Kjo situatë e krijuar është më e rënda e 40 viteve që ne kemi parë, dhe si pasojë do të duhet shumë kohë që e gjithë dëbora të shkrijë”.

Leave a Reply