69 vjeçari dhunon nusen e vëllait për pronën

Një sherr për pronën ka detyruar një 69 vjeçar që të dhunojë nusen e vëllait. Situata nuk është lënë me kaq, pasi e dëmtuara menjëherë është drejtuar për në rajonin e policisë, ku dhe ka bërë denoncimin.

Prona kishte acaruar marrëdhëniet mes 69 vjeçarit Mark N., me banim në Rraboshtë të Lezhës dhe kunatës së tij me iniciale V.N. Pas një sherri për pronësinë e një toke me nusen e vëllait të tij, e ka dhunuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Gruaja është shprehur se një pronë e përbashkët e burrit të saj dhe e kunatit, i kishte acaruar shpesh marrëdhëniet, për shkak të pretendimit të pronësisë.

69 vjeçari kërkonte me forcë që toka të punohej nga familja e tij. Mësohet se menjëherë pas denoncimit, 69 vjeçari u shoqërua në policinë e Lezhës. Tashmë po ndiqet penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Leave a Reply