A kërkoi Cemil Çiçek gjatë vizitës në Tiranë që Shqipëria të njohë Qipron turke?

cemil

Gazeta greke “Politis” raporton se gjatë vizitës në Tiranë, kryetari i parlamentit turk Cemil Çiçek u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të mbështesin politikën e Turqisë në çështjen e Qipros, madje ka shprehur kërkesën që Shqipëria të vendosë marrëdhënie diplomatike me Qipron turke. Gazeta i referohet burimeve që thonë se Ankaraja ka nisur prej kohësh një fushatë diplomatike për të nxitur vendet mike të mbështesin politikën e saj për njohjen e Qipros turke.

Gjitmonë sipas të njëjtave burime Cicek mësohet t’u ketë thënë politikanëve në Tiranë së Turqia është e intersuar për një paqe të drejtë në rajon.

“Edhe pse ne shprehëm vullnetin tonë për referendumin e vitit 2004, fatkeqësisht pala greke me mbështetjen e padrejtë të disa vendeve braktisi tryezën e bisedimeve. Dhe jo vetëm që braktisi bisedimet, por ndërmori dhe veprime të njëanshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme të sigurisë në Mesdheun Lindor”, citohet të ketë thënë Çiçek në takimet me zyrtarët shqiptarë.

Çiçek u ftua në Tiranë me ftesë të kryeparlamentarit Meta dhe gjatë fjalës në konferencën e përbashkët për shtyp theksoi si më poshtë;

“rajoni gjeografik ku ne ndodhemi është një rajon i brishtë për shkak të sigurisë dhe të qetësisë prandaj sa më të fuqishme që të jenë marrëdhëniet midis dy vendeve tona, aq më të fuqishme do të jenë siguria, paqja dhe qetësia në rajon”.

Kjo kërkesë për autoritetet e Tiranës, nëse është e tillë vjen në një kontekst të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve, ku dy qeveritë kanë rënë dakord për ngritjen e komisiomeve të përhershme parlamentare në funksion të konsolidimit të një partneriteti strategjik dypalësh mes Shqipërisë e Turqisë.

http://respublica.al/artikuj/2014/11/29/a-kerkoi-cemil-cicek-gjate-vizites-ne-tirane-qe-shqiperia-te-njohe-qipron-turke

Leave a Reply