Adoleshentja që drejton një rrjet të madh prostitucioni

Një adoleshente kanadeze e cila drejtonte një rrjet të sofistikuar prostitucioni në Otava është dënuar me gjashtë vite e gjysmë burg.

Sipas “Daily Mail”, Kailey Oliver-Machado, tashmë 18-vjeç, me anë të rrjeteve sociale “Facebook” dhe “Twitter” mashtronte vajzat e moshës 13-15-vjeçare, duke i ftuar në shtëpinë e saj për të marrë pjesë në parti kundrejt një pagese.

Por në fakt të ftuarat e saj “viktima” qeraseshin me drogë, fotografoheshin lakuriq dhe më pas ftoheshin “klientë”.

Oliver-Machado së bashku me dy vajza të tjera i mbyllnin viktimat në dhoma të vogla dhe me dhunë e presion i detyronin të kryenin marrëdhënie seksuale.

Vajzat kërcënoheshin se fotografitë dhe videot e tyre nudo do të postoheshin në internet. Adoleshentja kishte krijuar në rrjetet sociale edhe një llogari që klientët të bënin rezervime.

Mbi vajzat rëndojnë 27 akuza, përfshirë trafikimin me njerëz, përdhunim dhe pornografi me fëmijë.

Prokuroria e ka cilësuar veprimtarinë e saj shumë të sofistikuar sepse ajo ka arritur që të mos zbulohet për një kohë të gjatë.

Leave a Reply