Aksident në aksin Kukës-Morinë, vdesin 3 anëtarë të një familjeje

Shuhet familja me 3 anëtarë. Një aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë ka ndodhur pasditen e sotme, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona, mes të cilëve është një vajzë 15-vjeçare.

Mjeti tip Golf me targa të Serbisë VR 001GZ, ku udhëtonin 3 anëtarët e një familje është përplasur me mjetin tip BMW me targa kosovare 01855 AF, ku udhëtonin dy djem të rinj.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe si pasojë kanë humbur jetën të tre anëtarët e një familjeje, dy prindërit dhe vajza e tyre.

Policia njofton se djemtë e plagosur nga Drenica, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit dhe janë në gjendje mjaft të rëndë. Policia po punon për të zbardhur arsyet e aksidentit.

Leave a Reply