Aksidenti/Dy persona humbin jetën në rrugën e Komanit

aksident

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën e Komanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 të mengjesit të sotëm, kur automjeti me targa TR 8145 P,  ka dalë nga rruga e Komanit dhe dyshohet të ketë rënë në humnerë.

Aksidenti është shënuar në aksin Vau i Dejës-Koman pranë fshatit Karm.

Burime policore bënë të ditur se si pasojë kanë humbur jetën Elidon Drumi 23 vjeç dheAgim Kasemi 32 vjeç, ndërsa të plagosurit janë  A.B dhe E.K.

Sipas A1 REPORT, të katërt të aksidentuarit ishin punonjës në hidrocentralin e Komanit, të kontraktuar për të ruajtur HEC-in.

Sipas informacioneve paraprake të policisë së Shkodrës, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit. /gj.k/

Leave a Reply