“Angela Merkel vjen së shpejti në Shqipëri”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vijë së shpejti në Shqipëri.

Kjo është zbuluar nga ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

Vorpsi, e cila ndodhet në Gjermani për një intership, e ka konfirmuar këtë me anë të një statusi në rrjetet sociale:

“Në Bundestag me kancelaren Angela Merkel. Në fund të takimit rezervon një përshëndetje për Shqipërinë: ‘Viele Grüße an Albanien! Ich werde Albanien bald besuchen! (Përshëndetje Shqipërisë! Do të vij së shpejti atje)'”, shkruan Laura.

Vorpsi u largua nga posti si zëdhënëse e selisë blu, por siç u shpreh vetë ajo, do të rikthehet në këtë forcë politike dhe me një pozicion të ri më të fuqishëm.

Leave a Reply