Ankandi per Lionel Messi ka filluar. Ja kush jane skuadrat qe mund ta blejne

Deklaratat e Lionel Messi ku le te hapur nje porte largimi nga Barcelona kane vene ne alarm ambientin blaugrana. Fjalet e Messi kane qene nje rrufe ne qiell te hapur per tifozet e Barcelones, dhe e perditeshmja katalanase Sport, befason me nje artikull ku rradhit bleresit potenciale te Messi, duke vene perkrah fuqive ekonomike si Bayern Munchen, Chelsea dhe Manchester City edhe Interin.

Natyrisht qe ne krye theksohet se kandidatet reale per blerjen e Messi qe ka nje kluazole largimi prej 250 milione eurosh, mund te numerohen me gishtat e njeres dore, duke perjashtuar ngjitjen ne ring te ndonje manjati ne kerkim te nje operacioni te cmendur.

Sipas Sport jane 4 klubet ne gjendje per te kenaqur kerkesat sportive dhe ekonomike te argjentinasit dhe te Barcelones.

Pa asnje dyshim qe ne pole position eshte PSG. Klubi Francez i ploteson gjithe kerkesat per te bere nje goditje te madhe dhe kush me mire se sa 4 here fituesi i Topit te Arte do ti jepte me shume sharm nje projekti qe synon triumfin final ne Champions League, per me teper qe qe nga mberritja e Sheikut Khalaifi dhe burimit te tij te parave spekulimet ne lidhje me vullnetin e PSG per te siguruar argjentinasin kane qene konstante.

Nga ana tjeter merkatoja e madhe e momentin eshte Premier League ku klubet e medha me buxhet prej miliona dollaresh e kane spostuar vemendjen e menaxhereve ne futbollin e ishullit.

Dy emra jane ne rradhe para gjithe te tjereve si bleres te mundshem te Messi , i pari eshte Manchester City, ku milionat e sheikut Mansour bin Zayed Al Nahyan ende nuk kane siguruar titujt qe priteshin, me Txiki Begiristain qe drejton projektin sportiv dhe Kun Agueron ne fushe, nuk eshte ndonje cudi qe me Messi ne merkato, klubi te hidhet para me gjithe forcen e tij ekonomike.

Edhe pse me pak i kuotuar Chelsea i Mourinhos nuk mund te perjashtohet a’priori pasi historia e viteve te fundit tregon se kur Abramovich kerkon nje lojtar ai e ka te veshtire t’i rezistoje pikerisht per bujarine e njohur te manjatit rus.

Ne fund dhe surpriza qe rradhit e perditeshmja Sport, Interi si bleres potencial i Lionel Messi . Kriza ekonomike qe ka goditur ashper futbollin italian eshte nje fakt evident, por dashuria qe ndien Messi per Milanon dhe Inter nuk eshte nje sekret sic shkruan Sport, dhe nga ana tjeter po kaq i njohur eshte vleresimi dhe dashuria e Moratti qe e kerkonte argjentinasin kur ende nuk ishte bere i njohur ne Barcelone. Sipas te perditeshmes katalanase me mberritjen e manjatit indonezian Erick Thohir mbetet e hapur mundesia qe te shfaqen edhe milionat per blerjen e Messi. Dicka e tille ne fakt duket fantashkence duke patur parasysh gjendjen financiare te Interit, por Sport kembengul se rikthimi i Mancinit ne stol te fton te mendosh se te Interi do te kete investime te rendesishme.

Nuk mund te harrohet as Bayern Munchen ku trajner eshte Pep Guardiola dhe dihet marredheniet e shkelqyera te argjentinasit me teknikun spanjoll. Bayern eshte nje banke e vertete persa i perket financave dhe mund te beje ndonje ‘cmenduri’ nese Messi deshiron te largohet nga Spanja.

Leave a Reply