Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur si Sekretar të Përgjithshëm Arben Ristanin. Bashkë me të në garë ishin edhe Enkelejd Alibeaj dhe Eduard Selami.

Arben Ristani zgjidhet me 101 vota pro nga 262 në total si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Përcaktohet kështu edhe emri i dytë për nga rëndësia pas kryetarit Lulzim Basha në partinë Demokratike.  Në bazë të numrit të votave të marra, pas Ristanit më i votuari ishte Enkelejd Alibeaj me 85 vota ndërkohë që Selami u mbështet vetëm nga 76 anëtarë në Këshillit Kombëtar të PD

Leave a Reply