Arrijnë marrëveshjen me Qeverinë, ish-të përndjekurit ndërpresin grevën e urisë

grevistet

Ish-të burgosurit politikë kanë ndërprerë grevën e urisë në të gëdhirë të ditës së sotme, pas dialogut me përfaqësues të qeverisë.

Mes tyre dhe Qeverisë u nënshkrua një marrëveshje, ku ekzekutivi pranon kërkesat e grevistëve dhe afatet e realizimit të tyre, duke marrë përsipër realizimin e të gjitha kërkesave që kishin shpallur grevistët.

Grevistët e urisë ishin ish-grevistët që bënë edhe grevën në tetor 2012, ku u vetëdogjën disa persona dhe humbi jetën Lirak Bejko.

Ish-të burgosurit politikë, prej datës 27 tetor kishin hynë në grevë urie dhe e vazhduan ate prej dhjetë ditësh për një sërë kërkesash ekonomike si, dëmshpërblimi i ish-të burgosurve politikë që janë gjallë brenda vitit, lëvrimi i dy kesteve të menjëhershme, rishikimi i dosjeve të patrajtuara deri më tani dhe punësimi i ish-të përndjekurve.

Kryetari i grevës së urisë, Agron Talo, tha se “pas dhjetë ditësh në grevë urie, mbremë një përfaqësi nga qeveria mori përsipër të realizojë kërkesat tona dhe ramë dakort të nënshkruajme një marrëveshje që do ta finalizojmë sot. Pas këtij dialogu ne vendosëm të nderpresim grevën e urisë duke e konsideruar të suksesshme”.

“Kemi patur monitorim 24 orë nga punonjësit e policisë dhe shërbimi shëndetësor. Fatmirësisht politika ka qenë larg, pasi greva jonë kishte të bënte me çeshtje ekonomike dhe që u finalizua me sukses”, tha ai. /gj.k/

Leave a Reply