Atentat kamikaz në Kabul, vdes diplomati britanik

Një automjet i ambasadës britanike në Kabul, është goditur gjatë një atentati kamikaz të kryer me një moto-bombë.

Sipas asaj që ka njoftuar shefi i policisë së qytetit, eksplozivi ka shkaktuar 5 viktima, mes të cilëve, një diplomat anglez dhe dy civilë afganë dhe ka provokuar plagosjen e të paktën 34 personave.

Kryeqyteti i vendit, në muajt e fundit, është kthyer sërish në shënjestër të terroristëve talibanë.

Leave a Reply