Basha prezanton Deromemajn për Bashkinë e Vlorës, i pranishëm edhe Dashamir Tahiri

basha
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar  në qytetin e Vlorës kandidatin e PD për bashkinë e këtij qyteti Genci Deromemaj.

Basha tha se për Vlorën, PD i ka besuar djalin vlonjat i cili do të dijë të administrojë punët dhe që do të marrë Vlorën nga duart e oligarkëve.

Gjatë prezantimit nuk munguan edhe shigjetimet për kandidaturën e së majtës për këtë bashki.

Basha tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund arrogancës dhe paligjshmërisë së pushtetit e kjo duhet reflektuar me votën e 21 qershorit.

Ndërkaq kandidati Deromemaj u zotua për angazhim maksimal për të ndjekur politikat e Partisë Demokratike që është në funksion të qytetarëve.

Gjatë prezantimit të kandidatit të PD për Vlorën u vu re prania e deputetit të PDIU-së Dashamir Tahiri, ndonëse kryetari i partisë çame Shpëtim Idiriz ka firmosur marrëveshje koalicioni për bashkëqeverisje me PS.

Po sot demokratët zyrtarizuan edhe kandidaturën e koalicionit të djathtë në Bashkinë Memaliaj, Sadik Xhelili.  /gj.k/

Leave a Reply