Basha: Protesta, për të mbrojtur të drejtat tona

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë po zhvillohet protesta e organizuar nga Partia Demokratike.

Ne fjalen e tij, kryetari i PD-se, Lulzim Basha deklaroi se kjo proteste zhvillohet per te mbrojtur te drejtat e qytetareve.

“Sot jane mbledhur me ne, te djathte e te majte per te kerkuar te drejtat e tyre. Ndersa Rama eshte futur ne bunkerin e Enver Hoxhes pasi nuk i sheh dot protestuesit. Ai nuk kerkon te qeverise, por te sundoje”, u shpreh Basha.

Sipas kreut te PD-se, kjo eshte protesta me e madhe ekonomike per te drejtat themelore te qytetareve.

Protesta, të cilës i janë bashkuar qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit, ka nisur rreth orës 12:20 të mesditës.

Me pankarta në duar kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksave, e papunësisë, qytetarët u nisen nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.

Po ashtu edhe kreu i PD-së Basha i shoqëruar nga ish-kryeministri Berisha, deputetë dhe të rinj të forumit demokrat u është bashkuar protestuesve.

Policia e kryeqytetit, ndërkohë ka marrë masat për zhvillimin e qetë të kësaj proteste dhe rreth Kryeministrise aktualisht qendron nje kordon me police ferma.

Leave a Reply