Basha, puç me nënkryetarët dhe sekretarin

“Kleçka” që ka futur kreu demokrat Lulzim Basha në statutin e ri dhe mënyra se si po i menaxhon pikët që statuti (nuk) flet për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, vijon të mbetet mister. Edhe pse gara për postet e departamenteve dhe sekretariateve, të cilësuara të (pa)rëndësishme janë shpallur zyrtarisht, gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të nënkryetarëve nuk është shpallur, të paktën zyrtarisht. Paqartësinë nuk arrin ta shpjegojë asnjë, as statuti i ri, i cili e ka anashkaluar këtë pikë. Nëse media ka arritur të zbulojnë se Basha ka shpallur fshehtas garën për Sekretarinë e Përgjithshëm, çështja mbetet krejt enigmatike për garën e nënkryetarëve. Ajo është totalisht një mister. Nëse statuti i mëparshëm i PD-së e theksonte mënyrën se zgjedhja e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm bëhet me votën e anëtarëve të Këshillit, në statutin e ri në asnjë nga pikat nuk përmendet mënyra se si do zgjidhen nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Shkeljet

Në statutin e ri të PD-së nuk është përmendur procedura përzgjedhjes së këtyre dy funksionarëve të rëndësishëm të kësaj force politike, ndërsa duket se kjo pikë është anashkaluar në mënyrë të qëllimshme në statut. Me anë të një udhëzimi, Basha mësohet se ka shpjeguar vetëm mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve të sekretariateve dhe departamenteve. Sipas burimeve brenda PD-së, edhe zgjedhja e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm është dashur të bëhet në këtë mënyrë, por Basha këtë gjë e ka evituar me statutin dhe udhëzimin e fundit. Zëra që bëhen gjithnjë e më bindës, brenda partisë më të madhe opozitare në vend, këmbëngulin se një nga arsyet kryesore për këtë errësirë informacioni mbetet synimi i Bashës për të bërë Grida Dumën, një nga nënkryetarët e mundshëm. Por duke llogaritur që nënkryetarët mund të jenë edhe pesë, emri i Dumës nuk duket një justifikim i mjaftueshëm për heshtjen në selinë blu. Ndoshta dhe kësaj here të vjetrit janë lënë sërish mënjanë, duke i lënë rradhën me detyrim brezit të Grida Dumes.

Ndërhyrjet rrënjësore që demokratët kanë bërë në “kushtetutën” e tyre, duke lënë pezull pikat e neneve që flasin për kupolën drejtuese më në fund po japin frytet e tyre. Lulzim Basha “kushtetutën” e tij e ka përshtatur me realitetin aktual të PD-së, ose thënë më mirë me interesat e tij personale. Burime nga selia blu bëjnë me dije, se ndryshimet në dokumentin themeltar të PD-së, të cilat u udhëhoqën nga vetë kryetari Lulzim Basha, janë të përafërta sipas tij me ato të Partive Popullore Evropiane. Për afërsinë dhe me përshtatjen që ka statuti i ri me ato të vendeve evropiane kanë dyshime vetë demokratët. Kjo pasi sipas tyre Basha, përmes këtij statuti me ndryshimet e neneve për zgjedhjen e kryesisë i ka lënë jashtë të gjithë figurat që njihen si rivalët e tij në parti. Burime brenda PD-së bënë të ditur se Basha dhe kandidatët për sekretariatet dhe departamentet e PD-së i ka propozuar vetë. Të gjithë këtë manovër Basha e ka bërë vetëm e vetëm që të “emërojë” pa zhurmë një nga një të preferuarit e tij. Ky lloji lajmi i publikuar në media muaj më parë është konfirmuar nga shumica e eksponentëve të PD-së. Të pyetur rreth misterit të përzgjedhjes së nënkryetarëve, deputetët demokrat janë të sigurt në faktin që sipas tyre, Grida Duma, tashmë është një ndër nënkryetarët e PD-së. Ky fakt merret si i mirëqenë nga ana e tyre. Përveç emrit të Grida Dumës, disa nga deputetët e kampit opozitar shprehen se emrat e tjerë që do të zgjidhen në pozicionet e nënkryetarëve janë surprizë. Megjithatë, do të jetë Këshilli Kombëtar që do të zgjedhë emrat që propozohen nga kryetari Basha për në strukturat e larta të partisë.

Ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike 

Statuti i vjetër

Neni 41

Këshilli Kombëtar është organ më i lartë i PD-së. Këshilli Kombëtar: – udhëheq punën e partisë, – kujdeset për zbatimin e vendimeve, – vendos për ndryshimin dhe plotësimin e programit dhe statutit të PD-së, – me propozimin e kryetarit të partisë zgjedh anëtarët e kryesisë qendrore, -nënkryetarët dhe sekretarin e PDSH-së,

Statuti i ri

Nënkryetari i PD-së Neni 41

Nënkryetari i partisë bënë punë dhe aktivitet nga fushëveprimi i kryetarit për çka paraprakisht autorizohet nga kryetari. Merr pjesë në ndërtimin e politikës së PD-së. Mandati i nënkryetarit zgjat 4 vjet.

KQZ “zbulon” se kërkesat u dërguan nga PD-ja, jo nga komunat 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë të premten në shqyrtim kërkesën e 133 Bashkive dhe Komunave në të gjithë vendin, që kërkojnë referendum për ndarjen e re territoriale. Një gabim i kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi, e cila zbuloi se kërkesat kanë ardhur nga Partia Demokratike, shkaktoi të qeshura në sallën ku u mbajt mbledhja. “Të gjithë materialet që na kanë ardhur deri tek 133-shi, t’i vihen në dispozicion sot grupit të PS-së. Do ti lëmë afatin kohor edhe partive të tjera sigurisht, por PD i ka sjellë. Keni sjellë kërkesat. Më falni keni shumë të drejtë. Propozoj që këtë mbledhje ta shtyjmë dhe të fillojmë ditën e premte”, deklaroi Lleshi.

Replikat në KQZ 

Lefteri Lleshi: Të gjitha materialet që na kanë ardhur ti vihen në dispozicion sot grupit të PS-së.

Hysen Osmani: Edhe të tjerëve. (Bën me dorë nga vendi ku është Partia Demokratike)

Lefteri Lleshi: Edhe partive të tjera sigurisht. Po Partia demokratike i ka sjellë, ata i kanë. I kanë ata se i kanë sjellë.

Njazi Kosovrasti: Çfarë kemi sjellë?

Lefteri Lleshi: Keni sjellë kërkesat.

Të qeshura në sallë

Lefteri Lleshi: Më falni. Ditën e premte nisim mbledhjen nga ora 09 e mëngjesit dhe pa orë se kur do ti mbarojmë.

Njazi Kosovrasti: Një korrektim kam. Janë grupet nismëtare që kanë sjellë materialin.

 Lefteri Lleshi: Po po, të kërkova ndjesë.

Njazi Kosovrasti: PD-ja i ka mbështetur, i mbështet dhe do ti mbështesë të gjitha këto kërkesa lidhur me referendumet për tu marrë mendim për ndarjen administrative.

Leave a Reply