Bazhdari takon mjekët e Shkodrës: Çfarë mund të bëjë Bashkia për shëndetin e qytetarëve?

mjeket-keti-e1429997912507-620x264

Konsultimet me grupet e interesit nga kandidatja per kryetare bashkie Znj.Keti Bazhdari dhe stafi i saj per te terhequr mendime dhe ide per rritjen e standarteve sociale dhe ekonomike sollen ne mjediset e Grand Hotel Europa perfaqesine e mjekeve te Shkodres, nga paresori dhe dytesori si z. Gezim Galiqi dhe Artan Mesi, mjek te nderuar organizatore te ketij takimi. Mjeket e pranishem si z. Shpetim Ymeri, Perparim Cela, Greta Naraci, Tahir Sadiku, Artur Vukatana, Luiza Salabegu, Arber Meti, Drita Gera, Gjon Preci, Nadire Suma, Bashkim Lacej, Admir Shoshi, Ilir Hasani, Mirketa Hysi etj si dhe menaxher shendeti si Lush Marku, Marjeta Cela etj zhvilluan biseda shume intensive me shume interes per ceshtjet e shendetesise qe hyjne ne kopetencat e pushtetit lokal.

Rritja e cilesise se sherbimit shendetesor per te bere me te lehte aksesin dhe mbeshtetjen ndaj popullsise ishte pika ku u perqendrua me se shumti takimi i organizuar nga Znj.Bazhdari dhe stafi i saj me mjeket e Shkodres , mbeshtetur po ashtu nga deputetet Namik Kopliku e Mimoza Hafizi por edhe nga mjeku dhe ish deputeti Astrit Beci. Pak fjale mbi planet per te ardhmen moren nje vemendje te vecante nga mjeket te cilet vleresuan edhe idete per kompletimi i te gjitha territoreve te bashkise se re me qendra shendetesore dhe mjeke perkates ne sherbim te vazhdueshem nga Velipoja ne Dukagjin ku te sigurohet sherbim mjekesor i te njejtave standarte. Po ashtu u fol qe me nje menaxhim te mire te arrihet qe godinave te spitaleve tu sigurohet nderhyrje qofte ne mirembajtje por edhe ne restaurim. Ne takim u anunçuan hapur disa investime te rendesishme dhe te menjehershme nga qeveria si ne rastin e qendrave shendetesore te Velipojes e Dukagjinit puna per te cilat fillon para zgjedhjeve. U njoftua fillimi i projektimit te qendrave shendetesore te reja ne te gjithe territorin e bashkise projekt i cili perfundon brenda nje viti. Me kandidaten Znj. Keti Bazhdari u njoftuan po ashtu ofrimi i te gjitha sherbimeve shendetesore falas per te perndjekurit por edhe per te rinjte deri ne moshen 18 vjec.

Ndersa ne kompleksin e investimeve qe fillojne ishte edhe pajisja e Spitaleve me laboratoret moder te analizave, aparatuarat per Rezonancen Magnetike dhe Koronarografi ne Spitalin Rajonal Shkoder dhe po ashtu pajiset per qendrat shendetesore.

Deputetet Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi i vune rendesi te madhe bashkepunimit me mjeket dhe strukturave te reja prane bashkise qe do i perfshijne keta specialiste ne keshilla te vecante ne menyre qe sherbimi te njohe permiresim te ndjeshem siç ka planifikuar grupi i punes prane Zonjes Bazhdari.Mjeku dhe ish deputeti Astrit Beci nga ana tjeter pergezoi kandidaten per kete fillim te mbare te punes ku ne thelb eshte transparenca dhe bashkepunimi per te ardhmen e mire te Shkodres.Te shumta ishin ankesat nga mjeket ne lidhje me mbeshtetjen nga Bashkia aktuale dhe mungesa e aktivizimit te saj si ne qytete te tjera por kandidatja biseden e orientoi te idete dhe planet per te ardhmen per te siguruar mireqenie dhe standart ne rritje te cilesise se jeteteses duke filluar qe nga problematikat ne dukje me te vogla si uji i pijshem,dizinfektimi e dizinsektimi e po ashtu menaxhimi i mire i mbetjeve per ta bere Shkodren mjedis te shendetshem per te jetuar.

Leave a Reply