Berisha: Klika Rama-Meta uzurpuan AMA-n

berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social Facebook akuzon mazhorancën se ka uzurpuar AMA përmes zgjedhjes së Kreut të ri të këtij institucioni.

“Klika Rama – Meta uzurpon AMA-n, institucionin regullator të valëve dhe frekuencave publike të tregut mediatik, këtij tregu jetik për lirinë e fjalës, informacionit dhe mbrojtjes së interesave publike në fushën e valëve, frekuencave publike dhe komunikimeve radiotelevizive.

Me këtë akt policesk mafioz Rama vendos kontrollin e plote mbi komunikimet radiotelevizive. 

Pasi largoi në dhunim të hapur të ligjit të këtij institucioni kryetaren Endira Bushati, në kundërshtim flagrant me ligjin e AMA-s dhe ligjin e konfliktit të interesit, Edi Rama zgjodhi për kryetar të ri të AMA-s punonjësin e larte të sipërmarrjes së vet Dixhitalb, Gentian Sala, fallsifikator dhe i paskrupullt si vet Rama.

Ky zotëri, duke e ditur se qenia e tij si funksionar në një media private elektronike përbën konflikt të hapur interesi dhe pengese absolute për t’u zgjedhur në bordin e AMA-s, gjeti një rrugë më të thjeshtë dhe më të shkurtër dhe kriminale, atë të fallsifikimit të CV-së së tij, duke hequr prej saj punësimin dhe vitet e punës në Dixhitalb. 

Natyrisht në Parlamentin e “aleancës së qelbësirave” të gjithe pa përjashtim e dinin se Gentian Sala është punonjës i rëndësisheëm i Dixhitalb, por meqë ai e kishte hequr këtë nga CV e votuan unanimisht duke i thënë “faleminderit që na gënjeve, hallall e paç votën tonë”!!”, shkruan Berisha në rrjetin social. /gj.k/

Leave a Reply