Berisha: Konstandin Xhuvani u lirua nga Rama, Topi dhe Ina Rama, policia do të fshehë krimin

Pas krimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, nuk mund të mungonte edhe reagimi i Sali Berishës.

Ai thotë se policia po hesht dhe po përpiqet të fsheë krimin, edhe pse ajo ka arrestuar autorët e krimit.

Berisha akuzon kryeministrin, ish-kryeprokuroren dhe ish-presidentin, se kanë ndikuar që Konstandin Xhuvani të mos dënohej për vrasjen e kryer tre vjet më parë.

Sipas Berishës, me paratë e drogës, Xhuvani është financues i PS-së.

Të dashur miq, Tirana sot u zgjua e përgjakur. 4 djem të rinj të vrare nga një nga bandat e qeverisë në rrugën absolutisht më të sigurtë të vendi.

Tirana sot nuk do ishte e përgjakur dhe këto katër jetë nuk do ishin marrë mizorisht sikur banda të mos kishte patur mbështetjen e qeverisë dhe imunitetin e parlamentit.

Policia deri tani hesht për masakrën e bandës së saj, por dëshmitarët dhe mediat pohojnë se ekzekutor kryesor i katër të rinjve është Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, i cili pak vite më parë ekzekutoi afër shtëpisë së tij një bashkëmoshatar. Por duke përdorur imunitetin parlamentar të nënës se tij, lidhjet e saj politike me kupolen e PS dhe Edi Ramën, I. Ramën dhe B. Topin, vrasësi nuk vuajti as dhe një vit dënim. Pas lirimit ai vendosi selinë në zonën elektorale të deputetes Xhuvani, bënte ligjin në këtë zonë dhe në ato perreth dhe ishte financues i PS dhe kryesor në drogën në Lazarat.

Diten që e ema e rrokte dhe puthej me të në mjediset e parlamentit ai drejtonte daljen nga Lazarati të karvanit të trafikantëve. Pas krimit makabër të mëngjesit të sotëm, deputetë qeveritar socialistë, Didi dhe fallanga e krimit po bëjnë gjithcka për ta nxjerrë duar jashtë në këtë vrasje banditin e pushtetit.

Ky akt makabër dëshmon se sot krimi dhe qeveria janë një e të pandarë dhe se Policia e Shtetit ka zero kontroll mbi krimin dhe se ajo i ka lëshuar krimit plotësisht territorin dhe kontrollin e tij”, shkruan Berisha./b.l

Leave a Reply