Berisha nuk donte pavaresine e Kosoves, por ishte për autonomi kulturore brenda Serbisë

Historiani Jusuf Buxhovi ka treguar se në rrethanat politike kur Kosova ka pritur shumë nga Shqipëria, Tirana zyrtare nuk ka qenë aq “me gjak” ta mbrojë shtetin Kosovën.

Në emisionin Target në RTK, ku po shtjellohej tema “102 vjet shtet”, Buxhovi ka thënë se në relacion me Kosovën në atë kohë Shqipëria ka qenë e “pa gjak”, edhe pse ky vend e kishte njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan reporteri.net.

Sipas tij, presidenti i atëhershëm Sali Berisha shkonte deri aty sa kërkonte edhe një autonomi kulturore të Kosovës brenda shtetit të Serbisë.

Politika e Sali Berishës, sipas tij, në shumë momente i ka bërë dëme Kosovës.

Buxhovi përmend edhe rastin kur Berisha i kërkonte Ibrahim Rugovës që të pranonte që populli i Kosovës të pranonte të merrte pjesë në zgjedhjet e Serbisë dhe të votonte demokratët e Zoran Gjingjiçit.

Leave a Reply