Blushi: Unë jam shkrimtar, SHBA s’mund të jetë dakord me përjashtimin tim nga PS. Me Nanon s’flas që nga 2007-a

blushi
Ben Blushi ka vijuar akuzat e tij ndaj PS-së, edhe në emisionin “Opinion”.

Ai tha se Rama ka shkelur statusin, duke mos bërë zgjedhje në parti.

“Rama nuk ka të drejtë ta interpretojë statutin, në të cilin shkruhet e zezë mbi të bardhë se kryetari zgjidhet çdo katër vjet, ndërkohë që Rama ka 6 vjet pa bërë zgjedhje.

Nuk jam penduar që e votova Ramën për kryetar Partie më 2005.

E bëra për miqësi dhe si një akt politik”, tha ai.

Blushi i është përgjigjur edhe pyetjes nëse mund të përjashtohet nga PS, si Tom Doshi, akuzat e të cilit ishin më të buta në krahësim me ato të Blushit.

Ai tha se është shkrimtar dhe jo kriminel, dhe sipas Blushit, SHBA s’mund të dalë të përshëndesë përjashtimin e tij.

“Unë jam shkrimtar, besoni se SHBA do dali të bëjë deklaratë që të shkakrohet një shkrimtar?

Në atë parlament jam i vetmi njeri që shkruaj akoma libra”, tha Blushi.

Ai ka komentuar edhe zërat se pas akuzave të tij qendron Fatos Nano.

“Nuk kam më asnjë komunikim me Nanon që më 2007, kur u zgjodh Bamir Topi president.

Unë isha kryetar i grupit parlamentar dhe Nano përdori 6 deputetë të partisë tonë për t’i dhënë Bamirin, Berishës, ndaj unë dhashë dorëheqjen dhe që atëhere nuk kam më asnjë komunikim me të”, tha Blushi.

Ai ndërkohë ka thënë se nuk ka ndërmend të krijojë një parti tjetër, pasi ndodhet në një parti.

Në lidhje me ato që ka bërë qeveria e Ramës këto dy vjet, Blushi tha se nuk vlerëson asgjë, përveç reformës territorial./b.l

Leave a Reply