I burgosuri lë shtatzënë katër gardianet

Kreu i një bande në SHBA që ndodhet prej tre vitesh në burg duket se bën vërtetë ligjin në burg, ashtu siç dhe u shpreh vetë para gjykatës.

Tavo White, lideri i bandës “The Black Guerrilla Family”, ka korruptuar gardianet e burgut në Baltimore, madje katër prej tyre kanë mbetur shtatzënë,raporton “Mirror”.

Katër gardianet, Jennifer Owens, Katera Stevenson, Chania Brooks dhe Tiffany Linder kanë mbetur shtatzënë ndërsa White ndodhej pas hekurave. Madje, dy prej tyre kanë bërë dhe tatuazh emrin e tij.

White u ka bërë dhurata të ndryshme gardianeve, përfshirë makina dhe unaza me diamante. Këtë gjë ai nuk e ka pasur problem pasi të ardhurat e tij nga trafiku i drogës shkonin në 16 mijë dollar në muaj dhe këtë biznes ai e drejtonte me telefon nga qelia e burgut.

FBI e ka përgjuar atë dhe në një bisedë telefonike i shprehet: “Ky është burgu im. E kupton këtë!” Pas hetimeve, nën akuzë për futjen e drogës në burg do të jenë 13 gardiane femra, shtatë të dënuar dhe pesë bashkëpunëtorë.

Gardianet akuzohen se kanë future drogë dhe telefona celularë në burg duke i fshehur në këpucë duke ua dhënë më pas anëtarëve të bandës ‘Black Guerrilla Family’.

Leave a Reply