Çanit i hiqet sërish patenta, përplasi automjetin e ambasadës

Respektimi i rregullave të qarkullimit, duket se vijon të mbetet një problem për gazetarin Arian Çani. Sipas  A1 Report, gjatë mbrëmjes së djeshme Çani ka përplasur makinën e tij të tipit “BMW”, me një automjet  të një selie diplomatike, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas kësaj, ai u largua menjëherë nga vendngjarja, duke kundërshtuar kështu urdhrin për ndalim nga  forcat e policisë rrugore.

Është dashur ndërhyrja nga një patrullë e policisë së Tiranës, për të shoqëruar Çanin në komisariat,  aty ku kanë nisur menjëherë procedurat për heqjen e lejes së tij të drejtimit.

Por ky nuk është rasti i vetëm, në të cilin Çani ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Disa kohë më parë gazetarit dhe prezantuesit të njohur, i është hequr për 6 muaj patenta për shkak të mos respektimit të semaforit të kuq.

Leave a Reply