Çfarë është gërhitja dhe si mund të kurohet

Mature Couple In Bed

Kur gërhitja mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze.

Të gërhiturit është një problem i rastisur shpesh. Të gjithë nga ju njihni të paktën një njeri nga familja apo nga rrethi familjar që gërhet. Çfarë është gërhitja dhe si mund të kurohet?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje është bërë publike nga foxnews.com. Disa mund të bëjnë shaka me ju, të tallen për shkak të gërhitjes, por kjo mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze e njohur si OSA, gjumë obstruktiv apnes. Kjo sëmundje është parë dhe analizuar nga specialistët e gjumit dhe nga kjo duhet të mësohet sesi të ndalet gërhitja. Për ato të cilët nuk gërhasin për shkak të kësaj sëmundjeje problemi nuk paraqitet aq serioz dhe për të ndaluar gërhitjen mund të merrni disa masa paraprake:
Çfarë është gërhitja
Gërhitja është zëri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e lart dhe gjuhën e vogël. Kuptimi i fjalës Apnes është ndalimi frymëmarrjes. Fatkeqësisht gërhitja shihet më shumë tek burrat se tek gratë.
Kurimi i gërhitjes
Pika më e rëndësishme në kurimin e OSA është zgjidhja e disa problemeve të lidhura me kurimin. Nëse doni të hiqni gërhitjen shikoni me kujdes këshillat e mëposhtme:
Faktorët jetik
Gjatë kurimit të OSA duhet të hiqen disa faktorë. Heqja e tyre mund ta zgjidhë problemin. Kilet e tepërta sjellin një mënyrë pasive të jetuari dhe hap rrugën e problemeve të tiroideve. Por nëse jeni në peshë ideale atëherë ky proces është krejt i kundërt.
Konsumimi i cigares
Të gjithë i njohim efektet negative të cigares në trupin tone. Cigarja ndikon shumë edhe në gërhitje. Tymi i duhanit shkakton fryrjen e cipës së hundës dhe indeve të fytit dhe bllokimin e enëve të vogla të mushkërive.
Rregulli i gjumit: gjumi i shëndetshëm ndahet në dy etapa.
Në etapën e parë është pjesa kur bimë të flemë dhe na vjen gjumi , kjo etapë mund të përsëritet disa here gjatë natës. Ndërsa gjumi REM është gjumi ku shihen shpesh ëndrrat. Nëse një person nuk bën gjumë të rregullt gjatë kohës së gjumit mund të shfaqen probleme serioze në frymëmarrje. Prandaj në këtë rast duhet të rregulloni gjumin dhe të flini të paktën 7,5 orë.
Problemet mjekësore
Nëse tek personi ka ndonjë element që shkakton bllokimin e hundës, gojës apo të mushkërive atëherë mund të ndikojë në zhvillimin e Apnesit të gjumit. Brenda problemeve të hundës hyjnë të gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet në fyt nga soba me dru. Në mes të faktorëve që bllokojnë fytin janë bajamet e mëdha, niveli i lartë i indeve yndyrorë dhe rritja e disa indeve të përziera pas fytit. Në këtë rast operacioni mund të ndihmojë në heqjen e pjesëve të padëshiruara dhe të tepërta.
Stili i jetesës para operacionit
Nëse gërhisni shumë dhe familja e të afërmit tuaj ankohen, duhet të analizoni me shumë kujdes listën e stilit të jetesës. Lërini disa zakone të këqija dhe bëni më shumë ushtrime. Nëse vazhdoni të gërhisni edhe pasi keni bërë ndryshimet, atëherë duhet të shkoni tek specialisti i rrugëve respiratore.

Disa këshilla të thjeshta për parandalimin gërhitjes

Shumë njerëz mund të gërhasin për arsye të ndryshme. Shoqata angleze e gërhitjes dhe problemeve të gjumit publikoi disa këshilla për kurimin e problemeve të gërhitjes. “Daily Express”  bën të ditur se është shumë e rëndësishme të përcaktohet nëse gërhitja vjen nga hunda apo goja. Nëse gërhitja vjen nga hunda edhe kur goja është e hapur apo e mbyllur provoni këtë:

-Gjuhën nxirreni përpara dhe shtrëngoni dhëmbët. Mundohuni të gërhisni. Nëse vëreni një gërhitje më të lehtë ka shumë mundësi që gjuha nxit gërhitjen. Pra gjuha dridhet dhe shkakton gërhitjen.

-Nëse gërhisni me hundë kur mbani gojën mbyllur atëherë provoni:

-Shtrihuni në krahun e djathtë apo të majtë: sipas një teorie kur shtriheni në shpinë muskujt e zonës së gjuhës dhe fytit ngushtohen duke provokuar gërhitjen.

-Përdorni jastëkë më të lartë: kjo mënyrë ndikon në mbajtjen hapur të rrugëve të frymëmarrjes duke mbështetur qafën. Kështu fyti ngushtohet më pak. Dhe vlen derisa t’ju zërë gjumi.

-Merrni frymë me shiritët e hundës: me ndihmën e sistemit brenda shiritit zgjerohen rrugët e frymëmarrjes në hundë dhe në këtë mënyrë parandalohet gërhitja. Ju ndihmon të shpëtoni dhe nga nxënia e hundëve kur jeni me grip apo kur vuani nga alergjia.

-Përdorni strip goje për të parandaluar gërhitjen: karamelet me aromë mendre luftojnë shkakun e gërhitjes dhe janë ideale për ju nëse gërhisni kur jeni shtrirë në shpinë. Këta zotërojnë një formulë e cila pakëson dridhjen e indeve të buta dhe mbulon pjesën e prapme të fytit gjatë gjithë natës. Nuk bën efekt në momentin kur e merrni në gojë por pas disa orëve.

-Spreit e gojës:  sprei lyen dhe zbut indet e buta në pjesën e prapme të fytit të cilat shkaktojnë dridhjen dhe më pas gërhitjen.

-Aparat kundër gërhitjes: duke shtyrë jashtë faqet e hundës zgjeron kanalet e frymëmarrjes së hundës dhe mundëson një frymëmarrje të lehtë.

-SomnoGuard: është një lloj cigarishteje termoplastike MAD e përdorur për kurimin e çrregullimeve të gjumit të shkallës së mesme, në të njëjtën kohë përdoret dhe nga boksierët. Duke sjellë përpara pjesën e poshtme të nofullës me gjuhën lehtëson frymëmarrjen dhe parandalon gërhitjen.

-Sprei bimor: dhe  ky sprei ngushton pjesën e brendshme të vrimës së hundës dhe krijon më shumë vend për të marrë frymë.  Krahas kësaj tendos indet e pjesës se sipërme të gojës duke pakësuar dridhjen. Sprei me erë të mirë pakëson gërhitjen.

-Lënia e cigares: pakësoni konsumimin e cigares ose lëreni krejt më mire. Në këtë mënyrë merrni frymë më lehtë dhe gërhitja do të pakësohet me kalimin e kohës.

Leave a Reply