Dëshpërim dhe kaos në Greqi: Refugjatët refuzojnë kthimin në Turqi

idomen
Mijëra refugjatë, të cilët vazhdojnë të mbetën të ngujuar në kampin e Idomenit në kushte të mjerueshme, shprehen tejet të zhgënjyer nga marrëveshja e BE-së dhe Turqisë. Shpresa e mbi 10,000 refugjatëve që me javë të tëra po flenë në qiell të hapur në fushat e mbuluara nga balta u kthye në zhgënjim këtë mëngjes kur morën vesh se Maqedonia nuk do i hap portat e kufirit.

“Mendoj se ato i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes mes Turqisë dhe shteteve tuaja, nuk besoj se i kanë kushtuar rëndësi gjendjes sonë. Kemi më shumë se një muaj këtu dhe ju e shikoni se si jemi”, tha një refugjat sirian.

“U shkova kur e mora vesh, unë kam tetë fëmijë. Është tepër e vështirë për ne, por përsëri kemi shpresa”, u shpreh një Refugjat irakian.

Ende nuk dihet fati i mbi 10.000 refugjatëve që aktualisht ndodhen në Greqi, në mesin e refugjatëve është përhapur pasiguria megjithëse ato vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur për ta vazhduar rrugëtimin e tyre.

“Edhe sa duhet të presim? Ne nuk duam asgjë, kemi ardhur vetëm që t’i shpëtojmë fëmijët tanë. Sa herë që dëgjojmë ndonjë fjalë se kufiri do të hapët fëmijët janë ato që gëzohen më së shumti”, tha një refugjate siriane.

“Ne jemi të vendosur që ta vazhdojmë rrugëtimin t onë. Para disa ditësh në këmbë kaluam kufirin me Maqedonin por autoritetet na kthyen pas. Herën tjetër do të nisemi një grup më i madh dhe nuk kanë për të na kthyer pas përsëri”, u shpreh një tjetër refugjat sirian.

Liderët e BE-së dhe Turqia një ditë më parë arritën në një marrëveshje për pengimin e valës së emigrimit ilegal në Evropë. Sipas marrëveshjes të arritur të premten, të gjithë refugjatët dhe emigrantët të cilët arrijnë në Evropë përmes Greqisë, pas 20 marsit do të kthehen në Turqi në bazë të vlerësimeve individuale të cilat janë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Në këmbim, shtetet anëtare të BE-së nga data 4 prill do të fillojnë të risistemojnë refugjatët sirianë të cilat tanimë gjenden në kampet turke. Gjithashtu, marrëveshja parasheh përshpejtimin e pagesës së parë të tre miliardë eurove të cilat ia premtoi BE-ja Ankarasë vitin e kaluar.

Aktualisht më shumë se 47. 000 burra, gra dhe fëmijë janë të bllokuar në Greqi, të shpërndarë nga ishujt e afërt me Turqinë deri në fushat plot me ujë në kufirin verior të Greqisë./

Leave a Reply