Dhuna në stadiumin “Elbasan Arena”, Disiplina dënon ashpër Tiranën dhe Elbasanin

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqitpare të Futbollit u është përgjigjur ashpër incidenteve në stadiumin kombëtar “Elbasan Arena” duke dënuar dy ekipet, Elbasanin dhe Tiranën me nga 6 ndeshje pa tifozë dhe 200 mijë lekë gjobë për dhunën e shkaktuar të dielën në ndeshjen e javës së 13-të.

Tifozët e Elbasanit dhe Tiranës akuzohen për hedhje të sendeve të forta dhe flakadaneve në fushën e lojës, duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohëshme të lojës.

Kështu Tirana nuk do këtë mbështetjen e tifozerisë së saj në ndeshjet jashtë fushe në 6 ndeshjet në vazhdim, dënimi i bashkohet vendimit për ndeshjen pa tifozë brenda fushe. Duke qenë se dënimi i ekipit të Tiranës është i përsëritur ndalohet konvertimi në para. Gjithashtu, dy ekipet duhet që të zhdëmtojnë dëmet e shkaktuara në stadiumin kombëtar të Elbasanit, ku përfshihen stolat, bari i fushës dhe tabelat e reklamave. Disiplina nuk ka kursyer as mbrojtësin Xhulio Jaupi, i cili për provokim të tifozëve të Tiranës dënohet me 2 ndeshje pezullim.

Nga dhuna në stadiumin e Elbasanit u dëmtuan 126 stola, 101 në pjesën e tifozëve të Tiranës dhe 25 të Elbasanit, dëmi në total përfshirë edhe djegien e barit dhe shkatërrimin e tabelave të reklamave shkon në 300 mijë Euro, ndërsa numri i personave që janë në hetim është 11.

 

Vendimi i plotë

KF “Elbasani”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes, denohet me 6(gjashte) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkatese si dhe me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te  zhdemtoje demet e kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.

KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi,  denohet me zhvillimin e  6(gjashte) ndeshjeve pa pjesemarrjen e tifozeve te ketij ekipi ne ndeshjet qe ky ekip do te zhvilloje si ekip udhetues , bazuar ne nenin 66/3.b te KDS. Ky denim i shtohet denimit te dhene nga ky komision per zhvillimin e ndeshjeve pa tifoz nga ky klub ne fushen e tij. Ekzekutimi i ketij denimi nga klubet pritese, do te realizohet duke mos siguruar vendet e percaktuar ne stadium per tifozerine mike.

KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi,  denohet me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te zhdemtoje demet te kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.

Denimi i dhene ne pike 2 te ketij vendimi per  KF “Tirana”, i shtohet denimit te dhene ndaj KF “Tirana” per zhvillimin e ndehsjeve pa tifoze ne fushen e saj dhe si rast i perseritur i shkeljeve te renda,bazuar ne nenin 134 te KDS  ndalohet konvertimi i ketyre denimve sipas nenit 135 te KDS.

Lojtari i KF “Elbasani”, Xhulio Jaupi, per provokim te publikut , denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.

KF “Naftetari”, per hedhje te sendeve ne fushen e lojes, duke shkaktuar nderprerjen e perkoheshme te lojes, denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.b te KDS.

Lojtari i KF “Naftetari”, Endri Koroveshi dhe lojtari i KF “Sopoti”, Pinto Junior, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtare, denohen secili me nga 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

Lojtari i KF “Skrapari” , Eliner Duro, per sjellje jo sportive te zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

KF “Vllaznimi” U-17, per mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Burreli” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

Ngjarjet e ndodhura ne ndeshjen midis KF “Teuta” U-19 dhe KF “Dinamo” U-19, do te behet mbledhjen e ardhshem te KDS pasi te mblidhet informacioni i nevojshëm.

Leave a Reply