Durrës, vritet me armë zjarri brenda lokalit të tij 45-vjeçari

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë bashkisë, në sheshin ‘Liria’ brenda një lokali.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur fillimisht i plagosur shtetasi Leonard Murati 45 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja i cili ka ndërruar jetë pak momente më vonë teksa është transportuar në spital. Sipas deshmitareve ne vendngjarje 45-vjeçari është qëlluar nga nje person qe ndodhej brenda lokali te tij nga nje distance e afert i cili me pas eshte larguar menjehere me nje automjet.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e krimit, nderkohe qe eshte idnetifikuar autori i vrasjes dhe jane ngritur postblloqe te shumta arrestimin e tij.

Mesohet se viktima ishte person me precedente te meparshem penalë. Ne vitin 2007 Murati eshte akuzuar per pengmarrje dhe vrasje.

Leave a Reply