Eksodi/ Apeli i Bashës: Mos ikni nga vendi, por rrini të ndëshkojmë me votë qeverinë

BASHA
“Nuk duhet të largohen qytetarët nga Shqipëria, por qeveritarët nga pushteti”. Kështu është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Basha akuzoi qeverinë për eksodin e qytetarëve, duke iu bërë thirrje këtyre të fundit që të mos largohen nga vendi, por në 21 qershor të ndëshkojnë me votë këtë qeveri dhe kandidatët e tyre për bashkitë e vendit.

“Për fat të keq fundi i vitit 2014 dhe fillimi 2015 përbën një kthim prapa, të eksodeve, por edhe më rëndë. Në vitin 1991 njerëzit largoheshin për një jetë më të mirë sepse nuk e kishin prekur demokracinë. Kurse njerëzit që largohen sot e kanë prekur produktin e demokraciosë, por po e humbin në qeverinë e Ramës dhe Metës.16 mijë është numri për azil në BE, 16 mijë të tjerë janë regjistruar në 3 mujorin e parë të këtij viti

Nuk ka dështuar demokracia, por qeveria Rama-Meta. Demokracia është provuar si sistemi i ndryshimeve pozitive. Kur qeveria marroset, çmendet, kur qeveria sundon në shkelje flagarante të ligjit, kur i sulet me guret e kaçakut pemës bujare të demokracisë, kush mund të presë më fruta nga kjo pemë, kush mund të presë rezultate nga demokracia? Askush?Me kalimin e ditëve dhe me venitjen e cdo shpresë, në familjet shqiptare i mbiks ikaj. Plasi eksodi.

Nuk dëgjuan as opozitën as sipërmarrjen as partnerët, vazhduan me mendimin e tyre, por ja që sot shqiptarët po ikijn nga Shqipëria, ja ku plasi eksodi, deri dje vendin e parë e mbante krimi sot kemi edhe eksodin dy rekorde nga qeveria Rama-Meta.

Sot me keq se dje, nesër me keq se sot, kjo është pohimi, kjo është gjendja, kjo është e vërteta. Eksodi është sinteza e qeverisjes Rama-Meta.Në vend që të reflektojnë, shpërfillin realitet, shpërfillin opozitën, tallem me qytetarët.

Të nderuar deputet e kemi për detyrë tu themi qytetarëve, eksodi është ndërmarrje pa prespektive. Gjermania dhe BE e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Nuk i mbajnë shqiptarët, por i kthejnë. Ndaj këtë vendim për të ndërprerë eksodin duhet ta marrim një zëri. Thirrja ime, thirrja jonë, thirrja e PD, e opozitës drejtuar qytetarëvë është ta kërkojmë zgjidhjen këtu, me mjete që disponon demokracia me magjinë e zgjedhjeve të lira. Nuk duhet të ikin qytetarët, por duhet të ikë qeveria. Megjithëse vendore mesazhi i këtyre zgjedhjeve do të jetë vendimtare. Tashmë është në dorë të qytetarëve”, u shpreh Basha

Kreu i opozitës i bëri apel qeverisë që të nisë sa më parë punën për reformën e decentralizimit, e cila sipas tij duhet të ishte bërë para ndarjes admnistrativo-territoriale.

Leave a Reply