Florenc Hoxha qëllohet me thikë në një lokal në Tiranë

florenc

Florenc Hoxha është qëlluar me thikë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Farkë.

Ai ka debatuar me dy persona në lokal dhe një prej tyre e ka qëlluar me thikë.

Mësohet se Hoxha është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin nuk dihen detajet e sherrit, por Florenc Hoxha ka pasur disa konflikte më parë, edhe si pasojë e detyrës së tij në Policinë Bashkiake, por edhe për çështje personale.

Hoxha aktualisht është kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor pranë Bashkisë së Tiranës.

Aktualisht ai është nën hetim, pasi prokuroria e ka akuzuar për shpërdorim detyre në katër raste.

Sipas hetimeve, në dy raste ai nuk ka vepruar me prishjen e objekteve pa leje, ndonëse ka pasur ankesa për to, në një rast ka prishur një objekt duke injoruar një vendim gjykate, ndërsa në një rast ka prishur një objekt që ishte në proces legalizimi.

Ai u arrestua nga policia javë më parë, por gjykata e liroi më pas, për t’u hetuar në gjendje të lirë./b.l

 

Leave a Reply