(FOTO) 10 bunkerët e nëndheshëm më sekret në botë

Shumë njerëz e përgatisin veten për më të keqen lidhur me fatkeqësitë natyrore. Ata mbledhin ushqime të konservuara, gjeneratorë, kutinë e ndihmës së parë dhe gjëra të tjera që mund të jenë të nevojshme në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore. Por, çfarë mund të ndodhë nëse diçka më e keqe se një fatkeqësi natyrore do të godiste vendbanimin tuaj? Ka shumë skenarë për fundin e botës të cilat janë portretizuar në filma, libra dhe artikuj në internet. Strehimet e treguara më poshtë jo vetëm përballojnë fatkeqësitë natyrore, por madje janë bërë nga njeriu për fatkeqësi të përmasave apokaliptike.

1. Svalbard Seed Vault Global (Norvegji)

Ky shkëmb është i vendosur në mënyrë të izoluar në një arktik të Norvegjisë me një distancë prej vetëm 810 kilometra nga Poli i Veriut. Shkëmbi shërben si harku i Noah të bimësisë dhe është projektuar për të ruajtur dhe mbrojtur lloje të panumërta farash.

2. Aeroporti Ndërkombëtar i Denver (Kolorado, SHBA)

Ky aeroport është një ndër më të mëdhenjtë dhe më të ngarkuarit në botë. Ai mbulon 53 kilometra katrorë dhe përflitet se përmban një bunker nën ndërtesa që qëndron sipër fushës. Pesë ndërtesa thuhet se janë ndërtuar “gabimisht” dhe më pas ndërtesa të reja u vendosën mbi to.

3. Kompleksi Shanghai (Kinë)

Shumica nga detajet e këtij objekti janë mbajtur të fshehura, por ajo që dihet është se përmban një bunker që mbulon një milion metra katrorë dhe mund të strehojë deri në 200.000 njerëz. Ky strehim ka aftësinë për të përballuar shpërthimet, rrezatimet bërthamore dhe gazet helmuese.

4. Bunkeri i Burlington (Britani e Madhe)

Ky është një qytet prej 35 akër (njësi matëse) i Luftës së Ftohtë, i vendosur 100 metra nën sipërfaqen e Corsham. Vendi është ndërtuar nga qeveria britanike në vitin 1950-të, duke i vënë emrin e koduar Burlington. Bunkeri mund të strehojë 6.000 njerëz për 3 muaj dhe të përballojë goditjet bërthamore.

5. Bunkeri i Greenbrier (Virxhinia, SHBA)

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërtoi një shtesë në këtë hotel në vitin 1958-të dhe në këmbim ata mund të ndërtonin një bunker rreth 120.000 këmbë katrore nën të. Bunkeri mbeti sekret deri 1990 kur u zbulua dhe u çmontua.

6. Mali i Hekurt (Massachusetts, SHBA)

Kjo kala nëntokësore është ndërtuar fillimisht nga një ndërmarrje e shërbimeve të menaxhimit të informacionit të një kompanie. Edhe pse nuk është menduar fillimisht të jetë një bunker mbijetese, vendi renditet si një ndër vendet më të sigurta në planet. Kalaja zë 10.000 metra katrorë në një minierë gëlqerore prej1000 akër.

7. Metroja e Moskës (Rusi)

Ky sistem i metrosë është gjithashtu një sistem i madh nëntokësor i trenave sekretë dhe bunkerëve. Ky është një qytet i fshehur nën Moskë. Shumica e Metrosë u ndërtua nga Stalini gjatë Luftës së Ftohtë.

8. Kompleksi i Malit Shkëmbor Raven (Pensilvani – Maryland, SHBA)

Ka pesë ndërtesa tre katëshe në kompleks që mendohet se zhvendosin Pentagonin. Objektet në këtë kompleks përmbajnë gjithçka që ju mund t`ju duhet duke përfshirë një klinikë dentare, bar, berber, madje edhe dyqanin tipik amerikan Starbucks.

9. Mali Cheyenne (Kolorado, SHBA)

I vendosur 2000 metra thellë në granit, ky objekt është projektuar fillimisht për t’i bërë ballë një shpërthimi bërthamor prej 5 megaton në një distancë prej 1,7 miljesh. Ky vend është ndoshta më e sigurti në të gjithë Koloradon.

10. Mount Weather (Virxhinia, SHBA)

Ky objekt i komandës civile është bunker dhe është përdorur gjithashtu si qendra e komandës për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave. Njoftimet e bëra nga Presidenti apo shefi i këtij institucioni lidhur me Sistemin e Emergjencave vijnë kryesisht nga ky destinacion. Ndërtesa është fortifikuar si me restaurimin e sipërfaqes ashtu edhe të bunkerëve nëntokësorë.

FOTO GALERI

Leave a Reply