(FOTO) Flamuri shqiptar i realizuar me flokë njeriu

Një art  i veçantë që përmban flamuj ndërkombëtare të bërë tërësisht nga flokët e njeriut, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha medieve në  Londër.

Artisti i lindur në Shanghai, Gu Wenda ka hapur një ekspozitë me punime të rralla në galerinë Saatchi, me temë Kombet e Bashkuara: Njeriu dhe Hapësira.

Të gjitha punimet e tij janë të realizuara me flokë njeriu. Pjesë e kësaj ekspozite të veçantë është edhe flamuri shqiptar. Ekspozita do të hapet më 26 nëntor dhe do të mbyllet më 23 shkurt 2015.

Kjo ekspozitë përfshin punë nga më shumë se 100 artistë nga Kina, ish-Bashkimi Sovjetik, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

guwenda

Leave a Reply