(FOTO) Grabitet me armë një bankë, arrestohen autorët

Një bankë në qytetin e Vlorës ka rënë pre një grabitjeje pasditen e sotme nga dy persona të armatosur.

Dy persona të armatosur kanë hyrë në filialin e një banke në zonën e Skelës dhe nën presionin e armëve kanë arritur të grabisin një shumë parash.

Menjëherë pas kësaj ata janë larguar, por shumë shpejt kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë identifikuar si Irakli Pertef Halilaj, 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” dhe Skënder Engjëll Lamaj, 29 vjeç, banues në fshatin “Tre vllazën, Vlorë.

Si prova të krimit, forcat blu kanë sekuestruar shumën e parave të vjedhura, armët tip pistoletë, syze dhe kapele të zeza të cilat ata i përdornin për maskim.

Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

PISTOlet syzja kapele5

Leave a Reply