(FOTO LAJM)Ja si u përball 17 vjet më parë UÇK-ja me policinë serbe!

Sot mbushen 17 vjet nga përplasjet e para të armatosura mes UÇK-së së drejtuar nga Adem Jashari dhe policisë serbe.

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë në Vojnik të Skënderajt, të cilat u tërhoqën, duke lënë të vrarë dhe të plagosur.

Të nesërmen me 26 nëntor, një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në ketë fshat, ku UÇK prapë i sulmoi dhe pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura.

Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë UÇK, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

Pikërisht në këtë ceremoni varrimi u bë edhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur një person doli hapur dhe shpalli formimin e ushtrisë së shqiptarëve, që do të luftonin milicinë serbe.156854 156849 156850 156855 156852 156853 156846

Leave a Reply