(FOTO LAJM)Rama-Arvizu zbulojnë fortesën e Enver Hoxhës

Kryeministri Rama ka çelur sot ekspozitën video-muzeale “Bunke Art”, një bunker pesë katësh i ndërtuar nga ish diktatori Enver Hoxha, ku ishin vendosur zyrat dhe banesat e udhëheqësve të lartë komunistë, nga ku do të drejtonin dhe vendin gjatë kohës së sulmit të imagjinuar bërthamor.

Rama në rolin e ciceronit, i shoqëruar nga ministra të kabinetit, u tregoi ambientet e veçanta brënda bunkerit dy ambasadorëve, atij amerikan Aleksandër Arvizu dhe ambasadorit italian Masimo Gajani.

Bunkeri me 106 zyra, ndodhet në periferi të Tiranës, pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, në rrugën e “Shish-Tufinës”, 1.5 km larg qendrës spitalore “Nënë Tereza”.

156473 156472

Leave a Reply