(FOTO) 25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Angela Merkel: Një ëndërr e bërë realitet

Kancelarja Angela Merkel ka bërë homazhe për të paktën 136 njerëz, të cilët u vranë apo vdiqën mbi  Murin e Berlinit, në përpjekje për tu larguar nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore.

Kancelarja gjermane vendosi një trëndafil në një pjesë të mbetur të murit, që ra pikërisht 25 vjet më parë.

Merkel, e cila vetë ka jetuar në Gjermaninë Lindore, ka thënë se ajo kujton ende tensionin, frikën dhe zemërim nga nisja e ndërtimit te murit deri në shembjen e tij më 9 nëntor 1989, një vit në të cilin regjimet komuniste në mbarë Europën Lindore ranë duke i dhënë fund Luftës së Ftohtë.

Në një moment veçanërisht prekës, Merkel ndezi një qiri me nënën e Chris Gueffroy, personi i fundit i cili u vra në përpjekje për të bërë kalimin e rrezikshëm të murit.

Në Berlinin dhe Gjermaninë e bashkuar, të cilën shumë njerëz në ato vite nuk mund ta imagjinonin se do të ndodhte, ceremonitë dhe festimet për rrëzimin e Murit të Berlinit vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë.

Aktivitetet  nisën që në orët e para të mëngjesit, ku mbi 1 milion vizitorë zbarkuan në kryeqytetin gjerman.

Nga 155 km , sot kanë mbetur rreth tre kilometra të murit të famshëm./j.h

_78863944_024660632-1

 

Shadows of people taking photos of the Berlin Wall. 8 Nov 2014White balloons mark route of  Berlin Wall close to Brandenburg Gate. 8 Nov 2014A visitor peeks into the former "death strip" between layers of the former Berlin Wall next to a former East German guard tower at the Berlin Wall Memorial at Bernauer Strasse. 8 Nov 2014The first Trabant to cross from the East to the West 25 years ago, traverses the border again in commemoration - at the Ullitz crossing from Saxony into Bavaria, 9 Nov

 

http://www.germany.info/contentblob/4145106/Galeriebild_gross/331358/Timeline_Kids_B.jpghttp://www.truthinsideofyou.org/wp-content/uploads/2014/07/berlin09-1.jpg

http://static.guim.co.uk/sys-images/Guardian/About/General/2014/1/2/1388677637541/BERLIN-WALL-014.jpg

Leave a Reply