FOTOT/ Dëshpërimi i emigrantëve në Greqi: Të detyruar të flenë përdhe dhe mbi njëri-tjetrin

Këto pamje vijnë nga porti i Pireut në Athinë.

6 mijë emigrantë kanë ngecur aty duke mos pasur asnjë alternativë për të lëvizur.

Ata e kalojnë natën nën qiell të hapur dhe janë detyruar të flenë përdhe.

Madje me ardhjen e fluksit të ri të emigrantëve janë detyruar të flenë edhe mbi njëri-tjetrin.

766 emigrantë kanë ardhur vetëm sot.

Përmirësimi i motit ka bërë që të shtohet fluksi.

Autoritetet greke thonë se situata është tejet e vështirë dhe mund të shpërthejë në çdo moment pasi refugjatëve po u sos durimi.

Leave a Reply