Gjergj Bojaxhi dorëzon në KQZ 13.688 firma, më shumë se dyfishin e kërkuar

bojaxhi
Gjergj Bojaxhi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ai ka dorëzuar në KQZ 13 688 firma të qytetarëve që e mbështesin në  garën për Bashkinë e Tiranës.

Detyrimi ligjor për hyrjen në garë të një kandidati të pavarur për kryetar bashkie, është 6100 firma, por Gjergj Bojaxhi ka mbledhur në vetëm pak ditë dyfishin e tyre,duke treguar pa nisur mirë gara, se do të ketë peshë specifikë në betejën përballë dy koalcioneve politike të drejtuara nga PS e PD.

Gjergj Bojaxhi kandidon si i pavarur dhe përfaqëson një grup intelektualësh që nuk i përkasin partive politike dhe që janë bashkuar për mbështetjen e këtij të fundit pasi shohin tek ai administratorin e duhur për të cilin ka nevojë  qyteti i Tiranës.

Kandidatura e Gjergj Bojaxhiut është pritur mire nga qytetarët dhe kjo konfirmohet edhe nga sondazhet që mediat kanë nisur të realizojnë për garën e zgjedhjeve vendore në kryeqytet.

Ka pak ditë që  Bojaxhi së bashku me stafin e tij të vullnetarëve filluan fushatën e mbledhjes së firmave  duke  ngritur  stenda në disa zona të Tiranës, nga ku u kanë komunikuar qytetarëve prioritetet e programit, por njëkohësisht kanë marrë edhe mbështetjen e tyre gjë që u vërtetua dhe nga vetë numri i firmave të dorëzuara.

Slogani me të cilin Gjergj Bojaxhi  dhe mbështetësit e tij përfaqësohen në këto zgjedhje, është  ‘NE TIRANA”, domethënia e të cilës lidhet me shndërrimin e Tiranës në një hapësirë që u perket qyterarëve dhe vënien e bashkisë në shërbim  të tyre.

Leave a Reply