Gjobat/ Policia nuk kursen as ministrat, deputetët e gjyqtarët

gjobe

 

Policia Rrugore duket e vendosur që të ndëshkojë këdo që shkel lejet e qarkullimit rrugor.

Madje, edhe ministrat dhe deputetët.

Një prej tyre është edhe ministri Arben Ahmetaj, që sipas “GSH” është gjobitur me 3 mijë lekë të reja për parkim të gabuar.

Gjobë kanë marrë edhe deputeti i LSI-së, Robert Bitri dhe ai i PD-së, Mhill Fufi.

Policia ka ndëshkuar edhe shoferin e deputetes Monika Kryemadhi, të cilit i është hequr leja e drejtimit, pasi ka kaluar semaforin me të kuq.

Edhe Bujar Pasholli, ish-nëndrejtori i parkut të Ministrisë së Brendshme është kapur teksa ka kaluar me semafor të kuq me makinën e bashkëshortes së deputetit Flamur Noka.

Ndëshkimeve nuk u kanë shpëtuar as gjyqtarët apo prokurorët.

Kështu, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Metush Saraçi është ndaluar javën e kaluar nga forcat e policisë pasi ka kaluar rrugën me semafor të kuq dhe kjo i ka kushtuar atij heqjen e lejes së drejtimit.

Edhe për prokurorin Zeqir Hoda, është marrë masë ndëshkuese, pasi makina më të cilën udhëtonte ai ka qenë me xhama të riveshur, ndërsa gjyqtarit Sokol Shehu i është hequr leja e drejtimit për lëvizje në krah të kundërt.

Policia ka ndëshuar edhe disa artisë, si këngëtaren Ingrid Gjoni apo edhe disa aktorë./b.l

Leave a Reply