Grabiti në rrugën e Kombit, arrestohet 19 -vjeçari

Arrestohet autori i tretë i grabitjes së shtetasit kosovarë, më 21 tetor të këtij viti në Morinë. Pas hetimeve intensive, burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se Çapajav Muja 19 vjeç nga fshati Shtiqen, Kukës dyshohet se është i përfshirë në grabitjen më dhunë të disa javëve më parë.

I riu, në bashkëpunim më shtetasit L.Ejupi dhe I. Istrefi , të cilët janë arrestuar, i kanë bërë pritë kosovarit në rrugën e Kombit. Nën kërcënimin e armës, ata i grabitën automjetin dhe sendet personale. I dëmtuari lëvizte i vetëm, duke i dhënë mundësi autorëve të krimit që të vepronin më me lehtësi.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe  një person i katërt, Lavdrim Basha, 30 vjeç, i cili ka përkrahur autorin për të mos e arrestuar policia, duke  kundërshtuar me dhunë uniformat blu.

Leave a Reply