Greqi, 20 kg heroinë në autobusin me futbollistët shqiptarë. Në pranga 2 persona

Më shumë se 20 kilogramë heroinë është sekuestruar sot në një autobus që vinte nga Stambolli në doganën greke të pikës kufitare të Kapshticës.

Policia greke bën me dije se janë kapur 20 kilogramë e 659 gramë të llojit heroinë të fshehur në depozitën e kondicionerit të autobusit, që sipas mediave greke, transportonte futbollistë të skuadrës së Erzenit të Shijakut. Këta të fundit, niseshin nga kryeqyteti turk drejt Shqipërisë pas një veprimtarie sportive.

Po sipas mediave greke, autobusi do të vijonte rrugën për të ndaluar më pas në Tiranë. Dy drejtuesit e mjetit, njëri 41 dhe tjetri 43 vjeç, janë arrestuar menjëherë pas gjetjes së lëndës narkotike. Për momentin emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por shtypi grek raporton se heroina është pikasur nga qeni i policisë kufitare.

Autobuzi-ku-u-gjet-drogaNë pamundësi për të kryer kontroll të imtë në doganë, policia greke ka shoqëruar autobusin e linjës Stamboll-Tiranë, bashkë me pasagjerët drejt Drejtorisë kundër Lëndëve Narkotike të Athinës. Më pas, futbollistët e Erzenit, janë kthyer nga kufiri i Kapshticës drejt destinacioneve të tyre me mjete te rastësishme.

Policia greke dyshon se drejtuesit e mjetit kanë bashkëpunuar me persona të tjerë, që mund të jenë pjesë e një rrjeti të mirë organizuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Leave a Reply