Heroi 8-vjeçar që shpëtoi vajzën mes plumbave (VIDEO)

Kur dëgjojmë se 10.000 fëmijë janë vrarë gjatë luftës civile në Siri, ideja e parë që na vjen në mendje janë sulmet ajrore dhe vdekjet si pasojë e shpërthimeve të bombave. Epo këtu jemi pjesërisht të saktë.

Kjo pasi është e vështirë të mendohet që një numër i madh fëmijësh janë vrarë, me snajper. Një grup kërkuesish të Oksfordit zbuloi se nga gjuajtjet më snajper janë vrarë  afro 400 fëmijë sirianë, nën moshën 17-vjeçare, dhe kjo vetëm në periudhën nga mesi i marsit 2011 deri në gusht 2013.

Videoja e mëposhtme tregon realitetet e tmerrshme. Ajo shfaq një djalë të ri, ndoshta tetë vjeç, që kalon nëpër gjuajtjet e plumbave për të arritur një vajzë të re, që ka ngrirë nga frika pas një makine.

Në një moment, ai bie në tokë, pasi goditet, por ai nuk dorëzohet. Ai rrëmben vajzën për dore dhe të dy drejtohen të sigurt dhe duke u fshehur nga pluhuri.

VIDEO

Leave a Reply