Hidhet shorti për Ligën e Kampioneve: Përballje PERBINDËSHASH

Tani mund të thuhet me plot gojë: mbani frymën miq. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë, Champions League, ka mësuar dy çiftet gjysmëfinaliste.

Goglat e hedhura para pak çastesh në Nyon të Zvicrës kanë vënë përballë njëra-tjetrës 4 ekipet më në formë të kontinentit duke na premtuar emocionen dhe spektakël në takimet e rradhës.

Kampionët në fuqi të Real Madrid do të përballen me Juventusin, ndërsa finale e parakohshme është ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munchen.

Ndeshjet e para gjysmëfinaliste do të luhen në datat 5 dhe 6 maj, ndërsa ato të kthimit në datat 12-13 maj.

Finalja e madhe luhet më datë 6 qershor në “Olimpya Stadion” të Berlinit.

Dy gjysmëfinalet e Champions League 2014-15:

1. Barcelona-Bayern Munchen

2. Juventus-Real Madrid