Hiqet Matura Shteterore, MAS i rikthehet konkursit

Pavaresisht arritjeve te kenaqshme te arritura vjet nga maturantet, Matura Shteterore nuk konsiderohet proces cilesor per t’i afruar te rinjte me universitetin. Fakti deshmohet nga burime te sigurta ne Ministrine e Arsimit, te cilet sqarojne per gazeten “Shqip” se ne perfundim te vitit te ardhshem shkollor, maturantet do te testohen me qellim perfundimin e studimeve parauniversitare, por jo se rezultatet ne provime do te sherbejne per t’u regjistruar ne fakultet, siç edhe ka ndodhur deri me tani. Pra, piket e arritura do te vleresohen vetem ne diplomen e matures, por nuk do te merren ne konsiderate nga departamentet e asnje fakulteti. Me perjashtim te mesatares, qe perben rendesi, por edhe kjo vetem ne rastet kur fakulteti vete vendos nje kriter per mesataren, notat qe do te marrin nxenesit ne provime, do te sherbejne vetem per te faktuar nivelin e tyre ne lende te caktuara. Kjo pasi per te fituar te drejten per te qene student ne nje prej universiteteve publike ne vend, te interesuarve do t’ju duhet t’i nenshtrohen konkursit. Pra, Matura Shteterore do te zevendesohet me pervojen me te vjeter ne sistemin tone arsimor, qe eshte konkursi, provim i cili do te ndaje fituesit nga jofituesit. Vendimi eshte marre pasi procesi i Matures Shteterore u hoq qe kete vit shkollor nga Ministria e Arsimit ne Kosove, ndersa ne sistemin tone arsimor kjo do te ndodhe vitin e ardhshem shkollor, pas miratimit te vendimit nga Keshilli i Ministrave. Sipas informacioneve qe disponon gazeta, praktika e zbatuar tanime ne Kosove do te mberrije edhe ne Shqiperi, ne kuader te bashkepunimit per njehsimin e programeve dhe kurrikulave shkollore dhe akademike. Me propozimin e MAS do te rrezohet e ashtuquajtura reforma me e thelle qe iu be sistemit parauniversitar ne vend nga qeveria “Berisha”, siç ishte procesi i Matures Shteterore, i aplikuar per here te pare ne shkollat e mesme te vendit ne vitin 2006.

Matura Shteterore 2006 u konsiderua e suksesshme vetem ne aspektin politik, por jo sukses i standardeve profesionale. Permbushja e standardeve profesionale, per te cilat u fol edhe nje vit me pare, duket se eshte larg. E njejta procedure u ndoq edhe gjate Matures 2007, e cila u shoqerua debate te ashpra mes paleve asokohe. Asgje nuk ndryshoi edhe pse eksperte te huaj te Bankes Boterore, 8 vite me pare, kerkuan nga ministri i Arsimit permiresimin e procedurave. Sistemi i koeficienteve, ka qene nje nder pikat e diskutuara dhe te kritikuara dhe jo te pershtatshme per sistemin tone arsimor, sipas eksperteve te Bankes Boterore. “Sistemi i koeficienteve, i zbatuar ne vendin tone, eshte i komplikuar dhe jo i pershtatshem per sistemin tone arsimor. Problemi qe haset prej zbatimit te sistemit te koeficienteve, eshte se ai nuk merr ne konsiderate autonomine dhe kriteret per perzgjedhjet. Edhe sistemi i ekuivalentimit te pikeve ne note, eshte krejt artificial”, u shprehen ne vitin 2007, kur Matura Shteterore po zbatohej per vitin e dyte radhazi ne vendin tone, specialiste te BB-se. Sipas tyre, sistemi i matures u cilesua totalisht i papershtatshem per pranimet ne shkollat e larta, pasi tregon se sa i mire eshte nje kandidat ne nje lende, por jo ne te gjitha lendet. Mangesite e Matures Shteterore 2006 u evidentuan edhe ne nje Raport Statistikor, ku verehej nje dallim i dukshem midis notes vjetore te nxenesve dhe vleresimit ne provimet e Matures Shteterore, raport qe u anashkalua nga ministri i Arsimit ne ate kohe, Genc Pollo, i cili miratoi rregulloren e ketij procesi.