Historike, kombëtarja U-17 barazon ndaj Brazilit

Shqipëria U-17 ka barazuar 1-1 me Brazilin, në miqësoren e tretë të zhvilluar në Austri pasditen e së henës. Ekipi shqiptar, i drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, ka reaguar mjaft mirë përballë një kundershtari të fortë, në raport me ndeshjen e ditës se djeshme, duke u përballur mjaft mirë. “Ishte një testim, që i sherbeu mjaft skuadrës, sepse u ballafaquam me një kundërshtar të një niveli të lartë. Do të na shërbejë mjaft në të ardhmen si analizë dhe si eksperiencë”, deklaroi për faqen zyrtare të FSHF-së, trajneri i U-17 Xhemal Mustedanagiç.

Ja formacioni që luajti Shqipëria:

12. Edison Xhafaj (Portier)
2. Lirim Kastrati
5. Stefan Abara
6. Anio Poçi
7. Vangjel Gjerko
8. Geron Toçka
10. Frensi Qeros
11. Kristi Kullaj
14. Sadik Çelaj
16. Ismet Sinani
20. Marash Kumbulla