Holanda në hall, po i mbarohen… të burgosurit

Holanda po vuan nga një problem serioz, por tejet të pazakontë – nuk ka mjaftueshëm të burgosur për të mbushur burgjet e veta.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Drejtësisë, shkalla e përgjithshme e krimit do të bjerë me 0.9 për qind në vit brenda pesë vjetëve të ardhshme, shkruan “The Guardian”, përcjell “Koha Ditore”.

Meqë një e treta e 13500 qelive nuk janë të mbushura, kjo do të thotë se pesë burgje do të përballen përfundimisht me mbyllje. Ndërsa Unioni i Punonjësve të Burgut (FNV) druan se mbi 1900 punëtorë do të mbesin pa vendet e tyre të punës, rreth 700 prej të cilëve që do të shndërrohen në nëpunës “të lëvizshëm” të vendosur në më shumë se një vend.

“Më shumë se një e treta e burgjeve nuk janë duke u përdorur dhe parashikimet flasin se gjërat vetëm sa do të bëhen edhe më keq”, ka thënë Jap Osterver, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.

“Pa dyshim, nga perspektiva sociale, kjo gjë është e mirë për shkak se shkalla e krimit ka rënë, mirëpo nëse jeni një person që punon në burgje, atëherë ky nuk është aspak lajm i mirë” , shtoi ai.