Horoskopi i datës 1 Prill 2016

Dashi

Do të mund të rizbuloni pasionet e vjetra në marrëdhënien tuaj në çift, të cilat do t’ju japin një entuziazëm të madh dhe të dobishëm. Duhet të mbani një qëndrim të fortë ndaj personit të zemrës.

Demi

Do të keni mundësi të tregoni vlerat reale dhe të festoni me partnerin/en tuaj. Venera do t’ju shoqëroju gjatë gjithë ditës ju që jeni në çift.

Binjakët

Planetët në transit janë pozitivë dhe do të veproni me inteligjencë dhe në kohë për gjithçka lidhur me marrëdhënien tuaj. Pavarësisht se ju do ju duket vetja sikur nuk do të keni energji për asgjë.

Gaforrja

Prezenca e mirë e Jupiterit do të ndikojë në marrëdhënien tuaj në çift, duke ju siguruar momente të qeta dhe të këndshme me partnerin/en. Do të keni shumë fat.

Luani

Nuk duhet të nxitoheni, sidomos nëse do të merreni me çështje që i përkasin edhe partnerit/es suaj, sepse mund të bëni gabime të pafalshme. Mos u përfshini plotësisht në interesat e personit të dashur.

Virgjëresha

Janë të parashikueshme shpenzime të papritura që mund t’ju shkaktojnë ankth dhe shqetësim në marrëdhënien tuaj, por që në të vërtetë do të keni mbështetjen e njeriut të zemrës për gjithçka.

Peshorja

Do të bëni fjalë me partnerin/en, për interes të dikujt tjetër. Nëse do të hasni keqkuptime, atëherë duhet të sqaroheni në moment, për të mos krijuar mëri të vogla.

Akrepi

Gjithçka do të ecë mirë sot: nëse do t’ju duhet të zhvendoseni diku për çfarëdo lloj arsyeje. Në marrëdhënien private do të jetoni një moment të paharrueshëm.

Shigjetari

Dita e sotme do të nisë shumë mirë për ju, sepse yjet do t’ju mundësojnë momente të bukura dhe të lumtura me partnerin/en. Personi i zemrës do t’ju bëjë një propozim mjaft interesant.

Bricjapi

Do të përpiqeni të “shpikni” diçka për një detyrë të komplikuar, e cila rrezikon të prishë marrëdhënien me partnerin/en. Por do të jeni shumë konstruktivë dhe do të përpiqeni të riforconi raportin tuaj privat.

Ujori

Do të keni aftësinë për të vlerësuar në thellësi një situatë të veçantë: do të jeni oratorë të mirë. Nuk duhet të nervozoni të dashurën/in e zemrës duke insistuar te të njëjtat gjëra.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do ta keni të vështirë pushimin, qoftë edhe për pak minuta. Kjo do ju mbajë larg nga njeriu i zemrës, por asgjë nuk do të ndryshojë në dashurinë tuaj.