Horoskopi i datës 18 Nëntor 2014

Dashi – Priten goxha probleme sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni shume konfuze ne disa raste dhe nuk do dini si te veproni. Matuni disa here para se te hidhni çdo hap ose kërkoni edhe këshilla nga te afërmit. Beqaret do jene sensuale dhe te gatshëm te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do jete Dielli qe do ju ndihmoje dhe gjendja do mbetet goxha e mire.

Demi – Venusi do e beje jetën tuaj ne çift edhe me te bukur gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni ne çdo moment me partnerin dhe do ndiheni te bekuar. Beqaret do e kenë te vështirë t’ia shprehin ndjenjat dikujt dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Ne planin financiar mos veproni pa u menduar sepse situata ka rrezik t’iu dale jashtë kontrollit.

Binjaket – Venusi do vendose sot për fatin e jetës suaj ne çift. Ai do ju nxite te afroheni me partnerin dhe te bashkëpunoni me te, por ju do e keni te vështirë te ndryshoni sjelljen e kohëve te fundit. Dijeni se arroganca dhe kokëfortësia nuk mund t’iu çojnë askund. Ne planin financiar mos hidhni hapa te nxituara ndërkohë qe gjendja mbetet e paqëndrueshme.

Gaforrja – Dite mjaft intensive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do e surprizoni ne çdo moment personin qe keni ne krah. Çdo çast do jete i veçante dhe emocionues për ju. Beqaret nuk duhet te kërkojnë persona perfektë pasi kane për te mbetur gjithë kohës vetëm. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.

Luani – Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i lini pas mosmarrëveshjet dhe do mendoni si te sillni alegri dhe ngjyra ne jetën tuaj. Beqaret do kenë rivale te forta dhe nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive sepse mund te bëni gabime te pafalshme dhe e ardhmja do jete e tronditur.

Virgjeresha – Sot do i keni idetë me te qarta për jetën tuaj ne çift dhe do tregoheni realiste. Gjendja do filloje te përmirësohet dhe do arrini te komunikoni me qetësisht me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene viktima te dikujt dhe do e vuajnë tej mase zhgënjimin. Te ardhurat për momentin do jene te mira, megjithatë duhet bere kujdes dhe duhet menduar edhe për te ardhmen.

Peshorja – Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te qete dhe plot momente te këndshme. Do ndiheni mire gjithë kohës. Beqaret do tundohen tej mase nga një person i cili ne fakt nuk vlen aspak. Mos hidhni hapa te nxituara sepse keni për te vuajtur gjate. Me shpenzimet tregohuni te kursyer sepse gjendja mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit me vone.

Akrepi – Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire pranë partnerit dhe debatet do jene shpesh te zjarrta. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë vetëm ne një vend shpirtin e tyre binjak. Atje ku nuk iu shkon mendja mund te realizojnë takime mbresëlënëse. Paratë nuk do përbejnë asnjë lloj problemi për ju.

Shigjetari – Do vazhdoni ta ruani edhe sot mirëkuptimin dhe tolerancën ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin do kaloni çaste te këndshme se bashku. Beqaret do ndihen te lire te bëjnë çfarë te dëshirojnë. Ka shume gjase qe ata te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet për aventura. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni sepse do gaboni rende.

Bricjapi – Sot duhet te kërkoni patjetër falje për gabimet qe keni bere ne jetën tuaj sentimentale sepse përndryshe gjerat do ju shkojnë edhe me keq. Beqaret do jene realiste dhe do maten mire para se te hedhin hapa. Gjerat do ecin me mire mes tyre. Ne planin financiar do reflektoni gjere e gjate para se te kryeni investime. Situata nuk do ketë aspak probleme.

Ujori – Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet edhe me shume gjate kësaj dite. Plutoni do jete i pozicionuar shume mire ne qiellin e dashurisë dhe gjerat do ecin me se miri. Beqaret do kenë frike te hedhin hapa me tej pa qene me pare te sigurte. Ende do mbeten me statusin qe kane. Ne planin financiar do merrni masat e duhura qe gjendja te mbetet e mire.

Peshqit – Tregohuni te moderuar sot ne jetën tuaj ne çift dhe mos kërkoni gjera te pamundura nga ai qe keni ne krah. Beqaret do i përkushtohen tej mase jetës profesionale dhe nuk do mendojnë asnjë moment për te krijuar një lidhje. Financat do i menaxhoni me se miri. Gjendja do vije duke u përmirësuar dhe do shlyeni edhe disa nga borxhet e marra prej kohesh.

Leave a Reply